Albanian Bible

1 i Samuelit 16

1 i Samuelit

Return to Index

Chapter 17

1

  Filistejtė i mblodhėn trupat e tyre pėr luftė; u mblodhėn nė Sokoh, qė ėshtė pronė e Judės, dhe e ngritėn kampin e tyre nė Efes-Damim midis Sokohut dhe Azekahut.

2

  Edhe Sauli dhe njerėzit e Izraelit u mblodhėn dhe e ngritėn kampin e tyre nė luginėn e Terebintos, dhe u rreshtuan pėr betejė kundėr Filistejve.

3

  Filistejtė ndodheshin nė mal nga njė anė dhe Izraeli ishte nė mal nga ana tjetėr, dhe midis tyre ndodhej lugina.

4

  Nga kampi i Filistejve doli njė kampion i quajtur Goliath, nga Gathi, i lartė gjashtė kubitė dhe njė pėllėmbė.

5

  Kishte nė kokė njė helmetė prej bronzi, ishte veshur me njė parzmore, pesha e tė cilit ishte pesė mijė sikla bronzi;

6

  nė kėmbė kishte kėmbore prej bronzi dhe mbi sup mbante njė ushtė prej hekuri.

7

  Maja e ushtės sė tij ishte si shuli i njė endėsi dhe peshonte gjashtė qind sikla argjendi: para tij ecte shqytari i tij.

8

  Ai u ndal dhe u thirri grupeve tė ushtarėve tė Izraelit: "Pse keni dalė pėr t`u radhitur nė formacion beteje? A nuk jam unė njė Filiste dhe ju shėrbėtorė tė Saulit? Zgjidhni njė burrė qė tė dalė kundėr meje.

9

  Nė rast se do tė jetė nė gjendje tė luftojė me mua dhe tė mė vrasė, ne do tė jemi shėrbėtorėt tuaj; por nė rast se dal unė fitues dhe e vras, atėherė ju do tė jeni shėrbėtorėt tanė dhe do tė na shėrbeni".

10

  Pastaj Filisteu shtoi: "Unė sot po sfidoj trupat e Izraelit: "Mė jepni njė burrė dhe do tė luftojmė!".

11

  Kur Sauli dhe tėrė Izraeli dėgjuan kėto fjalė tė Filisteut, mbetėn tė shtangur dhe u hyri njė frikė e madhe.

12

  Davidi ishte biri i atij Efrateut tė Betlemit tė Judės, qė mbante emrin Isai dhe kishte tetė bij. Nė kohėn e Saulit, ky njeri ishte i plakur dhe i shtyrė nė moshė.

13

  Tre bijtė mė tė mėdhenj tė Isait kishin shkuar nė luftė me Saulin: emrat e tre bijve tė tij qė kishin shkuar nė luftė ishin: Eliabi, i parėlinduri, Abinadabi i dyti dhe Shamahu i treti.

14

  Davidi ishte mė i riu dhe tre mė tė mėdhenjtė kishin shkuar pas Saulit.

15

  Davidi pėrkundrazi shkonte dhe vinte nga Sauli pėr tė kullotur kopenė e atit tė tij nė Betlem.

16

  Filisteu u dilte pėrpara nė mėngjes dhe nė mbrėmje, dhe vazhdoi tė dalė dyzet ditė me radhė.

17

  Isai i tha Davidit, birit tė tij: "Merr pėr vėllezėrit e tu njė efė nga ky grurė i pjekur dhe dhjetė bukė dhe ēoji shpejt vėllezėrve tė tu nė kamp.

18

  Dėrgo edhe kėto dhjetė forma djathi komandantit tė mijėshes sė tyre; shiko si janė vėllezėrit e tu dhe mė sill njė peng nga ana e tyre.

19

  Sauli me gjithė vėllezėrit e tu dhe gjithė burrat e Izraelit janė nė luginėn e Terebintit pėr tė luftuar Filistejtė".

20

  Kėshtu Davidi u ngrit herėt nė mėngjes, ia la delet e tij njė rojtari, mori ngarkesėn e tij dhe u nis ashtu siē e kishte urdhėruar Isai. Arriti nė kampin e qerreve, kur ushtria po dilte pėr t`u radhitur nė formacion beteje dhe lėshonte britma lufte.

21

  Izraelitėt dhe Filistejtė ishin radhitur pėr betejė, njė ushtri kundėr tjetrės.

22

  Davidi, pasi la ngarkesėn e tij nė duart e rojtarit tė bagazheve, vrapoi nė drejtim tė grupimeve tė betejės; me tė arritur nė vend, pyeti vėllezėrit e tij si ishin.

23

  Ndėrsa po fliste me ata, ja ku doli nga radhėt e Filistejve ai kampion, Filisteu i Gathit, qė mbante emrin Goliath dhe pėrsėriti po ato fjalė; dhe Davidi i dėgjoi.

24

  Tėrė njerėzit e Izraelit, me ta parė atė njeri, ikėn para tij dhe u hyri njė frikė e madhe.

25

  Njerėzit e Izraelit thonin: "E keni parė kėtė njeri qė shkon pėrpara? Ai shkon pėrpara pėr tė vėnė nė provė sedrėn e Izraelit. Ai qė do ta vrasė, kushdo qoftė, do tė shpėrblehet me pasuri tė mėdha nga mbreti, ky do t`i japė pėr grua tė bijėn dhe do tė pėrjashtojė nga ēdo haraē shtėpinė e atit tė tij nė Izrael".

26

  Atėherė Davidi, duke iu drejtuar njerėzve qė ishin pranė tij, tha: "Ēfarė do t`i bėjnė atij burri qė do tė vrasė kėtė Filiste dhe do ta largojė turpin nga Izraeli? Po kush ėshtė ky Filiste, i parrethprerė, qė guxon tė poshtėrojė ushtrinė e Perėndisė tė gjallė?".

27

  Njerėzit iu pėrgjegjėn me po ato fjalė, duke thėnė: "Kėshtu do tė bėhet me atė qė do ta vrasė".

28

  Eliabi, vėllai i tij mė i madh, e dėgjoi ndėrsa fliste me ata njerėz; kėshtu Eliabi u zemėrua me Davidin dhe tha: "Pse erdhe kėtu? Kujt ia le ato pak dele nė shkretėtirė? Unė e njoh krenarinė tėnde dhe ligėsinė e zemrės sate, ke zbritur kėtu pėr tė parė betejėn?".

29

  Davidi u pėrgjegj: "Ē`kam bėrė unė tani?. Nuk ishte veēse njė pyetje e thjeshtė!".

30

  Duke u larguar prej tij, iu drejtua njė tjetri dhe i bėri po atė pyetje; dhe njerėzit i dhanė po atė pėrgjigje tė mėparshme.

31

  Sa dėgjuan fjalėt qė Davidi kishte thėnė, ia treguan Saulit dhe ky dėrgoi njerėz qė ta thėrresin.

32

  Davidi i tha Saulit: "Asnjeri tė mos ligėshtohet pėr shkak tė tij! Shėrbėtori yt do tė shkojė tė luftojė me kėtė Filiste".

33

  Sauli i tha Davidit: "Ti nuk mund tė shkosh tė luftosh kundėr kėtij Filisteu, sepse ti je akoma djalosh, ndėrsa ai ėshtė njė luftėtar qysh nė tė ritė e tij".

34

  Por Davidi iu pėrgjegj Saulit: "Shėrbėtori yt kulloste kopenė e atit tė tij; kur njė luan ose njė ari vinte pėr tė rrėmbyer njė dele nga kopeja,

35

  unė e ndiqja, e godisja dhe ia rrėmbeja nga goja; nė qoftė se ai kthehej kundėr meje, unė e kapja nga krifa, e godisja dhe e vrisja.

36

  Po, shėrbėtori yt ka vrarė luanin dhe ariun; dhe ky Filiste i parrethprerė do tė pėsojė tė njėjtin fat, sepse ka fyer ushtrinė e Perėndisė tė gjallė".

37

  Davidi shtoi: "Zoti qė mė shpėtoi nga kthetrat e luanit dhe nga panxha e ariut, do tė mė shpėtojė edhe nga dora e kėtij Filisteu". Atėherė Sauli i tha Davidit: "Shko dhe Zoti qoftė me ty".

38

  Pastaj Sauli e veshi Davidin me armaturėn e tij, i vuri nė kokė njė pėrkrenare prej bronzi dhe i veshi parzmoren.

39

  Pastaj Davidi ngjeshi shpatėn e Saulit mbi armaturėn dhe u pėrpoq tė ecė, sepse nuk ishte mėsuar. Por Davidi i tha Saulit: "Unė nuk mund tė eci me kėtė armaturė, sepse nuk jam mėsuar me tė". Dhe kėshtu Davidi e hoqi nga trupi i tij.

40

  Pastaj mori nė dorė shkopin e tij, zgjodhi pesė gurė tė lėmuar nė pėrrua, i vuri nė torbėn e bariut, nė njė thes tė vogėl qė kishte me vete; pastaj me hobenė nė dorė u nis kundėr Filisteut.

41

  Edhe Filisteu pėrparoi duke iu afruar gjithnjė e mė tepėr Davidit, ndėrsa shqyrtari i tij e paraprinte.

42

  Filisteu shikonte me kujdes dhe, me tė parė Davidin, e pėrēmoi sepse ishte vetėm njė i ri, kuqalash dhe i hijshėm.

43

  Filisteu i tha Davidit: "Mos jam vallė njė qen qė po del kundėr meje me shkop nė dorė?". Dhe Filisteu e mallkoi Davidin nė emėr tė perėndive tė tij.

44

  Pastaj Filisteu i tha Davidit: "Eja kėtu, dhe unė do t`ia jap mishin tėnd shpendėve tė qiellit dhe kafshėve tė fushave".

45

  Atėherė Davidi iu pėrgjegj Filisteut: "Ti po mė vjen me shpatė, me shtizė dhe me ushtė; kurse unė po tė dal nė emėr tė Zotit tė ushtėrive, Perėndisė tė ushtrisė sė Izraelit qė ti ke fyer.

46

  Pikėrisht sot Zoti do tė tė dorėzojė nė duart e mia; dhe unė do tė tė rrėzoj, do tė pres kokėn tėnde dhe do t`u jap pikėrisht sot kufomat e ushtrisė sė Filistejve shpendėve tė qiellit dhe bishave tė tokės, me qėllim qė gjithė dheu tė mėsojė se ka njė Perėndi nė Izrael.

47

  Atėherė gjithė kjo turmė do tė mėsojė qė Zoti nuk tė shpėton me anė tė shpatės as me anė tė shtizės; sepse pėrfundimi i betejės varet nga Zoti, dhe ai do t`ju dorėzojė nė duart tona".

48

  Kur Filisteu lėvizi dhe shkoi pėrpara pėr t`u ndeshur me Davidin, edhe Davidi nxitoi menjėherė drejt mejdanit, ballė Filisteut;

49

  vuri dorėn nė thes, nxori prej tij njė gur, e hodhi me hobenė dhe e goditi nė ballė Filisteun; guri iu fut nė ballė dhe ai ra me fytyrė pėr tokė.

50

  Kėshtu Davidi me njė hobe dhe njė gur mundi Filisteun; e goditi dhe e vrau, megjithėse Davidi nuk kishte asnjė shpatė nė dorė.

51

  Pastaj Davidi vrapoi, u hodh mbi Filisteun, ia mori shpatėn dhe e vrau duke i prerė me tė kokėn. Kur Filistejtė e panė qė heroi i tyre vdiq, ikėn me vrap.

52

  Atėherė njerėzit e Izraelit dhe tė Judės u ngritėn, duke lėshuar britma lufte, dhe i ndoqėn Filistejtė deri nė hyrjen e luginės dhe nė portat e Ekronit. Filistejtė e plagosur pėr vdekje ranė nė rrugėn e Shaarimit, deri nė Gath dhe nė Ekron.

53

  Kur bijtė e Izraelit u kthyen nga ndjekja e Filistejve, plaēkitėn kampin e tyre.

54

  Pas kėsaj Davidi mori kokėn e Filisteut dhe e ēoi nė Jeruzalem, por armėt e tij i vendosi nė ēadrėn e tij.

55

  Kur Sauli kishte parė Davidin qė po dilte kundėr Filisteut, kishte pyetur komandantin e ushtrisė sė tij, Abnerin: "Abner, bir i kujt ėshtė ky i ri?". Abneri iu pėrgjegj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė ti rron, o mbret, nuk e di".

56

  Atėherė mbreti tha: "Merr informata mbi prindėrit e kėtij djaloshi".

57

  Kur Davidi u kthye nga vrasja e Filisteut, Abneri e mori dhe e ēoi pėrparea Saulit, ndėrsa ai mbante akoma nė dorė kokėn e Filisteut.

58

  Sauli i tha: "O i ri, bir i kujt je?". Davidi u pėrgjegj: Jam bir i shėrbėtorit tėnd, Betlemitit Isai".

1 i Samuelit 18

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: