Albanian Bible

2 i Samuelit 2

2 i Samuelit

Return to Index

Chapter 3

1

  Lufta midis shtėpisė sė Saulit dhe shtėpisė sė Davidit qe e gjatė. Davidi bėhej gjithnjė mė i fortė, ndėrsa shtėpia e Saulit dobėsohej gjithnjė e mė shumė.

2

  Nė Hebron Davidit i lindėn disa djem. I parėlinduri i tij qe Amnoni, qė ia lindi Jezreelitja Ahinoam;

3

  i dyti qe Kileabi, ia lindi Karmelitja Abigail, dikur bashkėshorte e Nabalit; i treti qe Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit;

4

  i katėrti qe Adonijahu, bir i Hagithit; i pesti qe Shefatiahu, bir i Abitalit,

5

  dhe i gjashti qe Ithreami, bir i Eglahit, bashkėshorte e Davidit. Kėta fėmijė i lindėn Davidit nė Hebron.

6

  Gjatė luftės midis shtėpisė sė Davidit dhe shtėpisė sė Saulit, Abneri qėndroi i lidhur fort me shtėpinė e Saulit.

7

  Sauli kishte pasur njė konkubinė tė quajtur Ritspah, bijė e Ajahut; dhe Ish-Boshethi i tha Abnerit: "Pse ke hyrė te konkubina e atit tim?".

8

  Abneri u zemėrua shumė nga fjalėt e Ish-Boshethit dhe iu pėrgjigj: "Mos vallė jam njė kokė qeni i Judės? Deri mė sot jam treguar besnik i shtėpisė sė Saulit, atit tėnd, i vėllezėrve dhe i miqve tė saj dhe nuk tė kam dorėzuar nė duart e Davidit, dhe pikėrisht sot ti mė qorton pėr fajin qė kam kryer me kėtė grua!

9

  Perėndia t`i bėjė Abnerit kėtė dhe mė keq nė rast se nuk i bėj Davidit atė qė Zoti i ėshtė betuar:

10

  ta kaloj mbretėrinė nga shtėpia e Saulit dhe tė vendosė fronin e Davidit mbi Izrael dhe mbi Judėn, nga Dani deri nė Beer-Sheba".

11

  Ish-Boshethi nuk iu pėrgjigj dot as edhe me njė fjalė tė vetme Abnerit, sepse ia kishte frikėn.

12

  Atėherė Abneri i dėrgoi nė emėr tė tij lajmėtarė Davidit pėr t`i thėnė: "Kujt i pėrket vendi? Bėj aleancė me mua dhe dora ime do tė jetė me ty pėr tė ta sjellė tėrė Izraelin".

13

  Davidi iu pėrgjigj: "Kam diēka pėr tė tė kėrkuar: Unė do tė bėj aleancė me ty, por ti nuk do tė ma shohėsh fytyrėn po nuk mė solle mė parė Mikalin, bijėn e Saulit, kur tė vish tė mė shikosh".

14

  Kėshtu Davidi i dėrgoi lajmėtarė Ish-Boshethit, birit tė Saulit, pėr t`i thėnė: "Ma kthe bashkėshorten time Mikal, me tė cilėn u fejova pėr njėqind lafsha tė Filistejve".

15

  Ish-Boshethi dėrgoi ta marrin te burri i saj Paltiel, bir i Laishit.

16

  Burri i saj shkoi me tė dhe e ndoqi duke qarė deri nė Bahurim. Pastaj Abneri i tha: "Shko, kthehu prapa!". Dhe ai u kthye.

17

  Pastaj Abneri u drejtoi fjalėn pleqve tė Izraelit, duke thėnė: "Prej shumė kohe kėrkoni Davidin si mbretin tuaj.

18

  Tani erdhi koha tė veprojmė, sepse Zoti ka folur pėr Davidin, duke thėnė: "Me anė tė Davidit, shėrbėtorit tim, unė do tė shpėtoj popullin tim tė Izraelit nga duart e Filistejve dhe nga tėrė armiqtė e tij".

19

  Abneri foli edhe me ata tė Beniaminit. Pastaj Abneri shkoi te Davidi nė Hebron pėr t`i njoftuar tėrė ato qė iu dukėn tė mira Izraelit dhe gjithė shtėpisė sė Beniaminit.

20

  Kėshtu Abneri arriti te Davidi nė Hebron me njėzet njerėz, dhe Davidi shtroi njė banket pėr Abnerin dhe pėr njerėzit qė ishin me tė.

21

  Pastaj Abneri i tha Davidit: "Unė do tė ngrihem dhe do tė shkoj tė mbledh tėrė Izraelin rreth mbretit, zotėrisė tim, me qėllim qė tė lidhin aleancė me ty dhe ti tė mund tė mbretėrosh mbi gjithēka dėshėron zemra jote". Pastaj Davidi u nda me Abnerin, qė u largua nė paqe.

22

  Por ja, shėrbėtorėt e Davidit dhe Joabi po ktheheshin nga njė plaēkitje, duke sjellė me vete njė plaēkė tė madhe; por Abneri nuk ishte mė me Davidin nė Hebron, sepse ky ishte ndarė me tė dhe ai kishte ikur nė paqe.

23

  Kur mbėrritėn Joabi dhe tėrė ushtarėt qė ishin me tė, dikush ia tregoi ngjarjen Joabit, duke thėnė: "Erdhi Abneri, bir i Nerit, te mbreti; ky u nda me tė dhe ai iku nė paqe".

24

  Atėherė Joabi shkoi te mbreti dhe i tha: "Ē`bėre ashtu? Ja, Abneri tė erdhi; pse u ndave me tė dhe ai u largua?

25

  Ti e di qė Abneri, bir i Nerit, erdhi qė tė tė mashtrojė, qė tė njohė lėvizjet e tua dhe pėr tė mėsuar tėrė ato qė bėn ti".

26

  Pasi u largua nga Davidi, Joabi dėrgoi lajmėtarė pas Abnerit, tė cilėt e kthyen prapa nga hauzi i Sirahut pa e ditur Davidi.

27

  Kur Abneri u kthye nė Hebron, Joabi e mori mėnjanė nė mes tė portės, gjoja pėr t`i folur fshehtazi, dhe kėtu e goditi nė bark dhe e vrau pėr tė marrė hakun e gjakut tė Asahelit, vėllait tė tij.

28

  Mė vonė Davidi e mėsoi kėtė ngjarje dhe tha: "Unė dhe mbretėria ime jemi pėrjetė tė pafajshėm pėrpara Zotit pėr gjakun e Abnerit, birit tė Nerit.

29

  Ky gjak rėntė mbi kryet e Joabit dhe mbi tėrė shtėpinė e atit tė tij; mos iu ndafshin kurrė shtėpisė sė Joabit ata qė vuajnė nga fluksi apo nga lebra, ata qė duhet tė mbėshteten me shkop, qė vdesin nga shpata o qė janė pa bukė!".

30

  Kėshtu Joabi dhe Abishai, vėllai i tij, vranė Abnerin, sepse ky kishte vrarė Asahelin, vėllanė e tyre nė Gabaon gjatė betejės.

31

  Pastaj Davidi i tha Joabit dhe tėrė popullit qė ishte me tė: "Grisni rrobat e trupit, mbėshtilluni me thasė dhe mbani zi pėr vdekjen e Abnerit!". Edhe mbreti David shkoi pas arkivolit.

32

  Kėshtu e varrosėn Abnerin nė Hebron, dhe mbreti ngriti zėrin dhe qau pėrpara varrit tė Abnerit; edhe tėrė populli qau.

33

  Mbreti ia mori njė vajtimi pėr Abnerin dhe tha: "A duhet tė vdiste Abneri si vdes njė budalla?

34

  Duart e tua nuk ishin tė lidhura, as kėmbėt e tua nuk ishin tė shtrėnguara me zinxhirė prej bronzi! Ti re para keqbėrėsve".

35

  Pastaj tėrė populli erdhi pėr tė ftuar Davidin qė tė hante, sa ishte akoma ditė; por Davidi u betua duke thėnė: "Kėshtu ma bėftė Perėndia madje mė keq, po futa nė gojė bukė apo ndonjė gjė tjetėr para se tė perėndojė dielli".

36

  Tėrė populli e kuptoi dhe e miratoi kėtė gjė; ēdo gjė qė bėnte mbreti miratohej nga tėrė populli.

37

  Kėshtu tėrė populli dhe tėrė Izraeli e kuptuan qė qėllimi i mbretit nuk ishte aspak ta vriste atė ditė Abnerin, birin e Nerit.

38

  Pastaj mbreti u tha shėrbėtorėve tė tij: "Nuk e dini qė njė princ dhe njė njeri i madh humbi sot jetėn nė Izrael?

39

  Megjithėse jam vajosur mbret, unė jam ende i dobėt, ndėrsa kėta njerėz, bijtė e Tserajahut, janė shumė mė tė fortė se unė. E shpagoftė Zoti keqbėrėsin simbas tė kėqijave qė ka bėrė".

2 i Samuelit 4

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: