Albanian Bible

Psalmet 73

Psalmet

Return to Index

Chapter 74

1

  O Perėndi, pse na ke hedhur poshtė pėr gjithnjė? Pse vlon zemėrimi yt kundėr kopesė sė kullotės sate?

2

  Kujto popullin tėnd, qė dikur e more, qė ti e shpengove qė tė ishte fisi i trashėgimisė sate, tė kėtij mali tė Sionit, mbi tė cilin ke banuar.

3

  Drejto hapat e tua nė kėto rrėnoja tė pandreqshme; armiku i ka prishur tė gjitha nė shenjtėrore.

4

  Armiqtė e tu vrumbullojnė nė vendin e kuvendeve tė tua; kanė vėnė aty shenjat e tyre si flamuj.

5

  Dukej sikur godisnin me sėpata nė pjesėn e dėndur tė njė pylli.

6

  Dhe tani me sqeparė dhe ēekane po prishin tėrė skulpturat e tij.

7

  I kanė vėnė zjarrin shenjtėrores sate; kanė pėrdhosur banesėn qė mban emrin tėnd, duke e hedhur poshtė.

8

  Kanė thėnė nė zemėr tė tyre: "T`i shkatėrrojmė tė gjithė"; kanė djegur tėrė qendrat e kuvendeve tė shenjta nė vend.

9

  Ne nuk i shohim mė shenjat tona; nuk ka mė profet dhe midis nesh nuk ka asnjė qė tė dijė deri kur.

10

  Deri kur, o Perėndi, kundėrshtari do tė fyejė? Armiku vallė, do ta pėrēmojė emrin tėnd pėrjetė?

11

  Pse e tėrheq dorėn tėnde, pikėrisht tė djathtėn? Nxirre nga gjiri yt dhe shkatėrroji.

12

  Por Perėndia ėshtė mbreti im qysh prej kohėve tė lashta; ai sjell shpėtimin mbi tokė.

13

  Me forcėn tėnde ndave detin dhe shtype kokėn e pėrbindėshve tė detit nė ujėrat.

14

  Copėtove kokat e Levitanėve dhe ia dhe pėr tė ngrėnė popullit tė shkretėtirės.

15

  Bėre qė tė dalin burime dhe pėrrenj dhe thave lumenj tė pėrhershėm.

16

  Jotja ėshtė dita, jotja ėshtė edhe nata; ti ke vendosur dritėn dhe diellin.

17

  Ti ke caktuar tėrė kufijtė e tokės dhe ke bėrė verėn dhe dimrin.

18

  Mbaje mend kėtė, o Zot, qė armiku tė ka fyer dhe qė njė popull i pamend ka pėrbuzur emrin tėnd.

19

  Mos ia braktis bishave jetėn e turtulleshės sate; mos harro pėrjetė jetėn e tė pėrvuajturve tė tu.

20

  Respekto besėlidhjen, sepse vendet e errėta tė tokės janė plot me strofka dhune.

21

  Mos lejo qė i shtypuri tė kthehet i turpėruar; bėj qė i pėrvuajturi dhe nevojtari tė lėvdojnė emrin tėnd.

22

  Ēohu o Perėndi, mbro kauzėn tėnde! Mos harro qė i pamendi tė fyen tėrė ditėn.

23

  Mos harro britmėn e armiqve tė tu; zhurma e tyre qė ngrihen kundėr teje ngjitet vazhdimisht nė qiell.

Psalmet 75

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: