Albanian Bible

Psalmet 103

Psalmet

Return to Index

Chapter 104

1

  Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perėndia im, ti je jashtėzakonisht i madh; je veshur me shkėlqim dhe madhėshti.

2

  Ai tė mbėshtjell me dritė si tė ishte njė mantel dhe i shtrin qiejtė si njė ēadėr;

3

  ai ndėrton mbi ujėrat dhomat e tij tė larta, i bėn retė si qerren e tij dhe ecėn mbi krahėt erės.

4

  I bėn erėrat lajmėtarė tė tij dhe flakėt e zjarrit shėrbėtorė tė tij.

5

  Ai e ka krijuar tokėn mbi themelet e saj; kjo nuk do tė luajė kurrė pėrjetė.

6

  Ti e kishe mbuluar me humnerė si me njė rrobe; ujėrat ishin ndalur mbi malet.

7

  Nė qortimin tėnd ato ikėn, nė zėrin e gjėmimit tėnd u larguan me nxitim.

8

  Dolėn malet dhe luginat u ulėn nė vendin qė ti kishe caktuar pėr to.

9

  Ti u vure ujėrave njė kufi qė nuk duhet ta kapėrxenin; ato nuk do tė kthehen mė tė mbulojnė tokėn.

10

  Ai bėn qė tė dalin burime nė luginat; ato rrjedhin midis maleve,

11

  dhe u japin pėr tė pirė tėrė kafshėve tė fushės; gomarėt e egėr shuajnė etjen e tyre.

12

  Pranė tyre banojnė shpendėt e qiellit; midis gjelbėrimeve lartojnė kėngėn e tyre.

13

  Nga dhomat e sipėrme tė tij ai u jep ujė maleve; toka ngopet me frytin e veprave tė tua.

14

  Ai bėn qė tė rritet bari pėr bagėtinė dhe bimėsia nė shėrbim tė njeriut, duke nxjerrė nga toka ushqimin e tij,

15

  dhe verėn qė gėzon zemrėn e njeriut, vajin qė bėn tė shkėlqejė fytyra tij dhe bukėn qė i jep forcė zemrės sė njeriut.

16

  Kėshtu ngopen drurėt e Zotit dhe kedrat e Libanit qė ai ka mbjellė;

17

  aty bėjnė folenė e tyre zogjtė, ndėrsa lejleku bėn nėpėr selvitė banesėn e tij.

18

  Malet e larta janė pėr dhitė e egra, shkėmbinjtė janė streha e lepujve.

19

  Ai ka bėrė hėnėn pėr stinėt, dielli e di orėn e perėndimit tė tij.

20

  Ti dėrgon terrin dhe bėhet natė; gjatė asaj shkojnė rreth e qark gjithė kafshėt e pyllit.

21

  Luanėt e vegjėl vrumbullojnė duke kėrkuar gjahun dhe i kėrkojnė Perėndisė ushqimin e tyre.

22

  Por, kur lind dielli, ata tėrhiqen dhe rrinė nė strofkat e tyre.

23

  Atėherė njeriu del pėr tė punuar dhe punon deri nė mbrėmje.

24

  Sa tė shumta janė veprat e tua, o Zot! Ti i ke bėrė tė gjitha me dituri; toka ėshtė plot me pasuritė e tua.

25

  Ja deti, i madh dhe i gjerė, ku gėlojnė krijesa tė panumėrta;

26

  e pėrshkojnė anijet dhe Leviathani, qė ti ke formuar pėr t`u tallur nė tė.

27

  Tė gjithė presin qė ti t`u japėsh ushqimin nė kohėn e duhur.

28

  Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorėn dhe ngopen me tė mira.

29

  Ti fsheh fytyrėn tėnde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymėn, dhe ata vdesin duke u kthyer pėrsėri nė pluhurin e tyre.

30

  Ti dėrgon frymėn tėnde dhe ata krijohen, kėshtu ti ripėrtėrin faqen e dheut.

31

  Lavdia e Zotit tė rrojė pėrjetė; le tė gėzohet Zoti me veprat e tij;

32

  ai shikon tokėn dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym.

33

  Unė do t`i kėndoj Zotit deri sa tė kem jetė; do t`i kėndoj lavde Perėndisė tim deri sa tė jem.

34

  Le tė jetė mendimi im i pėlqyer prej tij; unė do tė ngazėllohem tek Zoti.

35

  Le tė zhduken mėkatarėt nga toka dhe tė pabesėt mos qofshin mė. Shpirti im, bekoje Zotin! Aleluja.

Psalmet 105

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: