Albanian Bible

Psalmet 112

Psalmet

Return to Index

Chapter 113

1

  Aleluja. Lėvdoni, o shėrbėtorė tė Zotit, lėvdoni emrin e Zotit.

2

  Qoftė i bekuar emri i Zotit tani dhe pėrjetė.

3

  Nga lindja e diellit deri nė perėndim tė tij u lėvdoftė emri i Zotit.

4

  Zoti shkėlqen mbi tėrė kombet, lavdia e tij ndodhet pėrmbi qiejtė.

5

  Kush i pėrngjan Zotit, Perėndisė tonė, qė banon nė vende shumė tė larta,

6

  kush ulet pėr tė parė gjėrat qė ndodhen nė qiejtė dhe mbi tokė?

7

  Ai e ngre tė mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,

8

  pėr ta bėrė tė ulet me princat, me princat e popullit tė tij.

9

  Ai bėn qė gruaja shterpe tė banojė nė familje, si nėnė e lumtur e fėmijėve. Aleluja.

Psalmet 114

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: