Albanian Bible

Fjalėt e urta 18

Fjalėt e urta

Return to Index

Chapter 19

1

  Éshtė mė i mirė njė i varfėr qė ecėn nė ndershmėrinė e tij se sa ndonjė qė ėshtė i ēoroditur nga buzėt dhe qė ėshtė budalla.

2

  Pėrveē kėsaj nuk ėshtė mirė qė njė shpirt tė jetė pa dije; kush ecėn me hapa tė shpejta gabon rrugė.

3

  Budallallėku i njeriut e bėn rrugėn e tij tė rrėshqitshme dhe zemra e tij pezmatohet kundėr Zotit.

4

  Pasuritė sigurojnė njė numėr tė madh miqsh, por i varfėri ndahet nga vet miku i tij.

5

  Dėshmitari i rremė nuk do tė mbetet pa u ndėshkuar dhe ai qė thotė gėnjeshtra nuk do tė ketė shpėtim.

6

  Tė shumtė janė ata qė kėrkojnė favorin e princit dhe tė gjithė janė miq tė atij qė bėn dhurata.

7

  Tė gjithė vėllezėrit e tė varfėrit e urrejnė atė, aq mė tepėr largohen prej tij miqtė e vet. Ai mund t`u shkojė pas me fjalė, por ata nuk gjenden mė.

8

  Kush fiton mėnēuri do vetė jetėn e tij dhe ai qė mbetet i matur do tė gjejė tė mirėn.

9

  Dėshmitari i rremė nuk do tė mbetet pa u ndėshkuar, dhe ai qė thotė gėnjeshtra do tė humbasė.

10

  Tė jetuarit nė kėnaqėsi nuk i shkon budallait, dhe aq mė pak njė shėrbėtori tė sundojė mbi princat.

11

  Mėnēuria e bėn njeriun tė mos rrėmbehet shpejt nga zemėrimi dhe ėshtė nė lavdinė e tij t`i kapėrcejė fyerjet.

12

  Zemėrimi i mbretit ėshtė si ulėrima e njė luani, por favori i tij ėshtė si vesa mbi bar.

13

  Njė bir budalla ėshtė njė fatkeqėsi pėr tė atin, dhe grindjet e vazhdueshme tė bashkėshortes sė tij janė si njė e pikuar e vazhdueshme.

14

  Shtėpia dhe pasuritė janė trashėgimi nga etėrit, por njė bashkėshorte e mėnēur vjen nga Zoti.

15

  Pėrtacia tė bėn tė biesh nė njė gjumė tė thellė dhe njeriu i plogėt do tė vuajė nga uria.

16

  Kush respekton urdhėrimin ruan jetėn e tij, por ai qė lė pas dore sjelljen e tij ka pėr tė vdekur.

17

  Ai qė ka mėshirė pėr tė varfėrin i jep hua Zotit, i cili do t`ia kthejė ato qė i ka dhėnė.

18

  Ndėshko birin tėnd sa ka shpresė, por mos u shty deri sa tė shkaktosh vdekjen e tij.

19

  Njeriu shumė gjaknxehtė duhet tė ndėshkohet si pasojė e kėsaj, sepse po nuk u ndėshkua, ai do tė bėhet edhe mė tepėr gjaknxehtė.

20

  Dėgjo kėshillėn dhe prano mėsimet, qė ti tė bėhesh i urtė pėr kusurin e ditėve tė tua.

21

  Ka shumė plane nė zemrėn e njeriut, por vetėm plani i Zotit do tė mbetet i pandryshuar.

22

  Ajo qė dėshiron njeriu ėshtė mirėsia dhe njė i varfėr vlen mė tepėr se njė gėnjeshtar.

23

  Frika e Zotit tė ēon nė jetė; kush e ka do tė mbetet i ngopur dhe nuk do tė preket nga asnjė e keqe.

24

  Pėrtaci e zhyt dorėn e tij nė pjatė, por nuk arrin as ta ēojė nė gojė.

25

  Godite tallėsin dhe njeriu i thjeshtė do tė bėhet mėndjehollė; qorto atė qė ka mend dhe ai do tė fitojė dituri.

26

  Kush pėrdor dhunė me tė atin dhe dėbon nėnen e tij, ėshtė njė faqenxirė dhe me turp.

27

  Biri im, mos dėgjo mė mėsimet, dhe do tė largohesh nga fjalėt e diturisė.

28

  Dėshmitari i lig tallet me drejtėsinė dhe goja e tė pabesėve gėlltit padrejtėsinė.

29

  Ndėshkimet janė pėrgatitur pėr tallėsit dhe goditjet pėr kurrizin e budallenjve.

Fjalėt e urta 20

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: