Albanian Bible

Kantiku i Kantikėve 2

Kantiku i Kantikėve

Return to Index

Chapter 3

1

  Mbi shtratin tim gjatė natės kėrkova atė qė dashuron zemra ime, e kėrkova, por nuk e gjeta.

2

  Tani do tė ngrihem dhe do tė shkoj rrotull nėpėr qytet, nėpėr rrugėt dhe nėpėr sheshet do tė kėrkoj atė qė do zemra ime. E kėrkova, por nuk e gjeta.

3

  Rojet qė sillen nėpėr qytet mė takuan. I pyeta ata: "A e patė atė qė do zemra ime?".

4

  Sapo i kalova, gjeta atė qė do zemra ime. E shtrėngova fort dhe nuk kam ndėrmend ta braktis deri sa ta ēoj nė shtėpinė e nėnes sime dhe nė dhomėn e asaj qė mė ka ngjizur.

5

  Ju pėrgjėrohem, o bija tė Jeruzalemit, pėr gazelat dhe sutat e fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurin time deri sa kėshtu t`i pėlqejė.

6

  Kush ėshtė ajo qė vjen nga shkretėtira, si kollona tymi, e parfumuar me mirrė dhe temjan dhe me lloj-lloj pluhurash aromatikė tė tregėtarėve?

7

  Ja shtrati i Salomonit, rreth tė cilit qėndrojnė gjashtėdhjetė njerėz guximtarė, trima tė Izraelit.

8

  Tė gjithė pėrdorin shpatėn, janė tė rrahur nė ēėshtjen e luftės; secili mban shpatėn nė ijė pėr tmerret e natės.

9

  Mbreti Salomon i ka bėrė vetes njė lektizė me dru Libani.

10

  I ka bėrė kolonat e saj prej argjendi, shpinzėn e saj prej ari, ndenjėsen prej purpuri; pjesa e brendėshme e saj ėshtė qendisur me dashuri nga bijat e Jeruzalemit.

11

  Dilni, bija tė Sionit, soditni mbretin Salomon me kurorėn me tė cilėn e ka kurorėzuar e ėma, ditėn e dasmės sė tij, ditėn e gėzimit tė zemrės sė tij.

Kantiku i Kantikėve 4

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: