Albanian Bible

Isaia 2

Isaia

Return to Index

Chapter 3

1

  Ja, Perėndia, Zoti i ushtrive, ėshtė duke i hequr Jeruzalemit dhe Judės ēdo mbėshtetje dhe pėrkrahje, ēdo mbėshtjetje me bukė dhe ēdo mbėshtetje me ujė;

2

  trimin dhe luftėtarin, gjyqtarin dhe profetin, falltarin dhe plakun,

3

  komandantin e njė pesėdhjetėsheje dhe parinė, kėshilltarin, ekspertin nė artet magjike dhe yshtėsin e shkathėt.

4

  Do t`u jap atyre djem si princa dhe fėmijė do t`i sundojnė.

5

  Populli do tė jetė i shtypur, njeri nga tjetri, dhe secili nga i afėrmi i tij; fėmija do tė jetė i pasjellshėm me plakun, njeriu i keq me njeriun e nderuar.

6

  Dikush do tė kapė vėllanė e vet nė shtėpinė e atit tė tij dhe do t`i thotė: "Ti ke njė mantel, bėhu i pari ynė dhe kujdesu pėr kėtė shkatėrrim".

7

  Por atė ditė ai do tė deklarojė solemnisht duke thėnė: "Unė nuk do t`i lidh plagėt tuaja, sepse nė shtėpinė time nuk ka as bukė as mantel; mos mė vini tė parė tė popullit".

8

  Nė fakt Jeruzalemi dridhet dhe Juda po bie, sepse gjuha e tyre dhe veprat e tyre janė kundėr Zotit, pėr tė provokuar zemėrimin e vėshtrimit tė madhėrisė sė tij.

9

  Anėsia e tyre me personat dėshmon kundėr tyre, ata vėnė nė dukje mėkatin e tyre si Sodoma dhe nuk e fshehin. Mjerė ata, sepse i bėjnė keq vetes sė tyre.

10

  I thoni tė drejtit se do t`i dalė mirė, sepse do tė hajė frytin e veprave tė tij.

11

  Mjerė i pabesi! Do t`i bjerė mbi kokė fatkeqėsia, sepse do t`i jepet ajo qė duart e tij kanė pėrgatitur.

12

  Shtypėsit e popullit tim janė fėmijė, dhe gratė sundojnė mbi tė. O populli im, ata qė tė udhėheqin tė ēojnė jashtė rruge dhe shkatėrrojnė shtegun qė ti pėrshkon.

13

  Zoti paraqitet pėr tė paditur dhe zė vend pėr tė gjykuar popujt.

14

  Zoti hyn nė gjyq me pleqtė e popullit tė tij dhe me princat e tij: "Jeni ju qė e keni pėrpirė vreshtin; trupat pa jetė tė tė varfėrve ndodhen nė shtėpitė tuaja.

15

  Ēfarė tė drejte keni tė merrni nėpėr kėmbė popullin tim dhe tė shtypni fytyrėn e tė varfėrve?", thotė Perėndia, Zoti i ushtrive.

16

  Zoti thotė akoma: "Me qenė se vajzat e Sionit janė fodulle dhe ecin qafėpėrpjetė dhe me vėshtrime provokuese, duke ecur me hapa tė vogla dhe duke bėrė tė tringėllojnė unazat qė mbajnė te kėmbėt e tyre,

17

  Zoti do tė godasė me zgjebe majėn e kokės sė vajzave tė Sionit dhe Zoti do tė nxjerrė nė shesh turpet e tyre".

18

  Atė ditė Zoti do tė heqė stolinė e unazave tė kyēeve tė kėmbės, diejtė e vegjėl dhe hėnėzat,

19

  vathėt, byzylykėt dhe velot,

20

  ēallmat, zinxhirėt e vegjėl te kėmbėt, rrypat e brezit, enėt e parfumeve dhe hajmalitė,

21

  unazat, xhevahiret pėr hundė,

22

  rrobat pėr festė, mantelet e vogla, shallėt dhe ēantat e vogla,

23

  pasqyrat, kėmishėzat, kapuēėt dhe robėdėshambrėt.

24

  Dhe do tė ndodhė qė nė vend tė parfumit tė ketė kalbėsira, nė vend tė brezit njė litar, nė vend tė kaēurelave shogėsi, nė vend tė njė veshjeje tė kushtueshme njė thes i ngushtė, njė damkė zjarri nė vend tė bukurisė.

25

  Njerėzit e tu do tė bien nga shpata, dhe trimat e tu nė betejė.

26

  Portat e saj do tė vajtojnė dhe do tė mbajnė zi; e dėshpėruar ajo do tė ulet pėr tokė.

Isaia 4

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: