Albanian Bible

Isaia 10

Isaia

Return to Index

Chapter 11

1

  Pastaj njė degėz do tė dalė nga trungu i Isaias dhe njė filiz do tė mbijė nga rrėnjėt e tij.

2

  Fryma e Zotit do tė pushojė mbi tė; fryma e diturisė dhe e zgjuarėsisė, fryma e kėshillės dhe e fuqisė, fryma e njohurisė dhe e frikės tė Zotit.

3

  I dashuri i tij do tė qėndrojė nė frikėn nga Zoti, nuk do tė gjykojė nga pamja, nuk do tė japė vendime sipas fjalėve qė thuhen,

4

  por do t`i gjykojė tė varfėrit me drejtėsi dhe do tė marrė vendime tė drejta pėr njerėzit e pėrulur tė vendit. Do ta godasė vendin me shufrėn e gojės sė tij dhe me frymėn e buzėve tė tij do ta bėjė tė vdesė tė pabesin.

5

  Drejtėsia do tė jetė brezi i ijėve tė tij dhe besnikėria brezi i anėve tė tij.

6

  Ujku do tė banojė bashkė me qengjin dhe leopardi do tė rrijė me kecin; viēi, luani i vogėl dhe bagėtia e majmur do tė rrinė bashkė dhe do tė udhėhiqen nga njė fėmijė.

7

  Lopa do tė kullosė bashkė me arushen, tė vegjėlit e tyre do tė rrinė bashkė, dhe luani do tė ushqehet me kashtė si kau.

8

  Foshnja e gjirit do tė lozė mbi vrimėn e gjarpėrit dhe fėmija e zvjerdhur do tė vėrė dorėn e tij nė ēerdhen e nėpėrkės.

9

  Nuk do tė bėhet asnjė e keqe, asnjė shkatėrrim mbi tėrė malin tim tė shenjtė, sepse vendi do tė mbushet me njohurinė e Zotit, ashtu si ujėrat mbulojnė detin.

10

  Atė ditė do tė ndodhė qė rrėnja e Isaias do tė ngrihet si njė flamur pėr popujt; kombet do ta kėrkojnė dhe vendi i prehjes sė tij do tė jetė i lavdishėm.

11

  Po atė ditė do tė ndodhė qė Zoti do tė shtrijė dorėn e tij pėr herė tė dytė pėr tė shpenguar mbetjen e popullit tė tij qė shpėtoi nga Asiria dhe nga Egjipti, nga Pathrosi dhe Etiopia, nga Elami, nga Shinari, nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.

12

  Ai do tė ngrerė flamurin pėr kombet, do tė mbledhė tė dėbuarit e Izraelit dhe do tė grumbullojė ata qė u shpėrndanė nga Juda nė tė katėr anėt e dheut.

13

  Smira e Efraimit do tė zhduket dhe kundėrshtarėt e Judės do tė asgjesohen; Efraimi nuk do ta ketė mė zili Judėn dhe Juda nuk do tė ketė mė armiqėsi me Efraimin.

14

  Ata do t`u sulen me turr Filistejve nga pas, nė drejtim tė perėndimit, bashkė do tė plaēkitin bijtė e lindjes; do tė vėnė dorėn e tyre mbi Edomin dhe mbi Moabin, dhe bijtė e Amonit do tė jenė nėnshtetas tė tyre.

15

  Zoti do tė shkatėrrojė plotėsisht gjuhėn e detit tė Egjiptit dhe me fuqinė e frymės sė tij do tė lėvizė dorėn e tij mbi lumin dhe do tė godasė duke e ndarė nė shtatė kanale, kėshtu qė tė ketė mundėsi tė kapėrcehet me sandale.

16

  Do tė ketė njė rrugė pėr mbetjen e popullit tė tij qė ka mbetur nė Asiri, ashtu si pati njė rrugė pėr Izraelin ditėn qė doli nga vendi i Egjiptit.

Isaia 12

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: