Albanian Bible

Isaia 62

Isaia

Return to Index

Chapter 63

1

  Kush ėshtė ai qė vjen nga Edomi, nga Botsrahu, me rrobat e ngjyrosura me bojė tė kuqe flakė? Ky, i veshur shkėlqyeshėm, qė ecėn nė madhėshtinė e forcės sė tij? "Jam unė qė flas me drejtėsi dhe jam i fuqishėm pėr tė shpėtuar".

2

  Pse veshja jote ėshtė e kuqe dhe rrobat e tua si ata qė shtrydhin rrushin nė gaviē?

3

  "Gaviēin e shtypa vetėm dhe asnjė nga popujt nuk ishte me mua. I shtypa nė zemėrimin tim dhe i shkela nė tėrbimin tim. Gjaku i tyre spėrkati rrobat e mia dhe njollosa tėrė veshjet e mia.

4

  Sepse dita e hakmarrjes ishte nė zemrėn time dhe viti i ēlirimit tim ka ardhur.

5

  Shikova, por nuk kishte asnjeri qė tė mė ndihmonte; shtanga qė askush nuk po mė ndihmonte. Atėherė vetė krahu im mė ka shpėtuar dhe tėrbimi im mė ka ndihmuar.

6

  I shkela me kėmbė popujt nė zemėrimin tim, i deha nė tėrbimin tim dhe bėra qė tė derdhet gjaku i tyre mbi tokė".

7

  Unė do tė kujtoj mirėsitė e Zotit, lavdimet e Zotit pėr gjithēka qė na ka dhėnė si dhe mirėsinė e madhe qė i ka siguruar shtėpisė sė Izraelit sipas dhembshurive tė tij dhe sipas dashamirėsisė sė tij tė madhe.

8

  Ai nė fakt kishte thėnė: "Ata me tė vėrtetė janė populli im, bij qė nuk do tė veprojnė nė mėnyrė tė rreme". Kėshtu ai u bė Shpėtimtari i tyre.

9

  Nė ēdo hidhėrim tė tyre ai u hidhėrua, dhe Engjėlli i pranisė sė tij i shpėtoi; me dashurinė dhe dhembshurinė e tij i ēliroi, i lartoi dhe u solli tėrė ditėt e sė kaluarės.

10

  Por ata u rebeluan dhe e trishtuan Frymėn e tij tė shenjtė; prandaj ai u bė armiku i tyre dhe luftoi kundėr tyre.

11

  Atėherė populli i tij kujtoi ditėt e lashta tė Moisiut. Ku ėshtė ai qė i nxori nga deti me bariun e kopesė sė tij? Ku ėshtė ai qė vinte nė mes tyre Frymėn e tij tė shenjtė,

12

  qė i drejtonte nėpėrmjet tė djathtės sė Moisiut me krahun e tij tė lavdishėm, qė i ndau ujėrat para tyre pėr tė bėrė njė emėr tė pėrjetshėm,

13

  qė i ēoi nėpėr humnera, si njė kalė nė shkretėtirė, qė tė mos pengoheshin?

14

  Ashtu si zbret bagėtia nė luginė, Fryma e Zotit i bėri tė pushojnė. Kėshtu ti e udhėhoqe popullin tėnd pėr tė bėrė njė emėr tė lavdishėm.

15

  Shiko nga qielli dhe shiko nga banesa jote e shenjtė dhe e lavdishme. Ku ėshtė zelli yt dhe fuqia jote? Drithėrima e tė pėrbrendėshmeve tė tua dhe dhembshuritė e tua tė thella ndaj meje mos vallė janė shtypur?

16

  Sepse ti je ati ynė, megjithėse Abrahami nuk na njihte dhe Izraeli nuk e di se ekzistojmė. Ti, o Zot, je ati ynė, Ēliruesi ynė, emri yt vazhdon ngaherė.

17

  O Zot, pse na bėn qė tė endemi larg rrugėve tė tua dhe pse fortėson zemrėn tonė qė tė mos ketė frikė nga ti? Pėr hir tė shėrbėtorėve tė tu, kthehu nė fiset e trashėgimisė sate.

18

  Brenda njė kohe tė shkurtėr populli yt i shenjtė ka shtėnė nė dorė vendin; armiqtė tanė kanė shkelur shenjtėroren tėnde.

19

  Ne u bėmė si ata mbi tė cilėt nuk ke qeverisur kurrė, mbi tė cilėt emri yt nuk ishte thirrur kurrė.

Isaia 64

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: