| Chapter 8 |
1 | Në ato ditë, duke qenë se u mblodh një turmë shumë e madhe dhe s`kishin ç`të hanin, Jezusi i thirri dishepujt e vet dhe u tha atyre: |
2 | ``Kam mëshirë për këtë turmë, sepse u bënë tri ditë që po rri me mua, dhe nuk ka ç`të hajë. |
3 | Dhe po t`i nis të pa ngrënë në shtëpitë e tyre, do të mbeten udhës; disa prej tyre kanë ardhur që nga larg``. |
4 | Dhe dishepujt e tij iu përgjigjën: ``Si do të mund t`i ngopte me bukë këta dikush, këtu në shkretëtirë?``. |
5 | Dhe ai i pyeti: ``Sa bukë keni?``. Ata i thanë: ``Shtatë``. |
6 | Atëherë ai e urdhëroi turmën të ulet për tokë; dhe mori të shtatë bukët, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të vet që t`ia shpërndajnë turmës; dhe ata ia shpërndanë. |
7 | Kishin edhe disa peshq të vegjël; mbasi i bekoi, urdhëroi që edhe ata t`i shpërndahen turmës. |
8 | Kështu ata hëngrën dhe u ngopën; dhe dishepujt çuan shtatë kosha me copat që tepruan. |
9 | Ata që hëngrën ishin rreth katër mijë veta; pastaj i lejoi. |
10 | Dhe menjëherë hypi në barkë me dishepujt e vet dhe shkoi në rrethinën e Dalmanutës. |
11 | Atëherë erdhën farisenjtë dhe nisën të diskutojnë me të, duke i kërkuar një shenjë nga qielli për ta vënë në provë. |
12 | Por ai, duke psherëtirë në frymë, tha: ``Përse ky brez kërkon një shenjë? Në të vërtetë po ju them se këtij brezi nuk do t`i jepet asnjë shenjë``. |
13 | Atëherë i la, hipi përsëri në barkë dhe kaloi në bregun tjetër. |
14 | Tani dishepujt kishin harruar të marrin bukë me vete, dhe në barkë s`kishin asgjë përveç një buke. |
15 | Dhe Jezusi i qortoi duke thënë: ``Kini kujdes, ruhuni nga majaja e farisenjve dhe nga majaja e Herodit!``. |
16 | Por ata diskutonin midis tyre duke thënë: ``Nuk kemi bukë``. |
17 | Jezusi e vuri re dhe u tha: ``Përse dis-kutoni që s`keni bukë? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrën të ngurtë? |
18 | Keni sy dhe nuk shihni, keni veshë dhe nuk dëgjoni? Dhe nuk po mbani mend? |
19 | Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mblodhët?``. Ata thanë: ``Dymbëdhjetë``. |
20 | ``Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtët, sa shporta plot me bukë mblodhët?``. Dhe ata thanë: ``Shtatë``. |
21 | Dhe ai u tha atyre: ``Po si, ende nuk po kuptoni?``. |
22 | Pastaj arriti në Betsaida; dhe i prunë një të verbër e iu lutën ta prekte. |
23 | Atëherë e mori për dore të verbërin, e nxori jashtë fshatit dhe, pasi i pështyu në sy dhe vuri duart mbi të, e pyeti nëse shihte gjë. |
24 | Dhe ai, duke hapur sytë, tha: ``Po shoh njerëz si pemë që ecin``. |
25 | Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka. |
26 | Dhe Jezusi e nisi të shkojë në shtëpinë e tij duke i thënë: ``Mos hyr në fshat dhe mos ia trego askujt në fshat``. |
27 | Pastaj Jezusi shkoi bashkë me dishepujt e vet ndër fshatrat e Cesaresë së Filipit; dhe gjatë rrugës i pyeti dishepujt e vet duke u thënë atyre: ``Kush thonë njerëzit se jam unë?``. |
28 | Ata u përgjigjën: ``Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, dhe të tjerë një nga profetët``. |
29 | Dhe ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam?``. Dhe Pjetri, duke iu përgjigjur i tha: ``Ti je Krishti``. |
30 | Atëherë ai i urdhëroi rreptësisht që të mos i tregojnë askujt për të. |
31 | Pastaj nisi t`u mësojë atyre se Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, do të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët; se do të vritet dhe pas tri ditësh do të ringjallet. |
32 | Dhe ai i tha këto gjëra haptas. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortojë. |
33 | Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thënë: ``Largohu nga unë, Satana, se ti nuk ke shqisën për gjërat e Perëndisë, por për gjërat e njerëzve!``. |
34 | Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe iu tha: ``Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë, |
35 | sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë. |
36 | Ç`dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet? |
37 | Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit të vet? |
38 | Sepse kujtdo që do t`i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në mes të këtij brezi kurorëshkelës dhe mëkatar, për atë do t`i vijë turp edhe Birit të njeriut, kur të arrijë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e shenjtë``. |