Albanian Bible

Veprat e Apostujve 3

Veprat e Apostujve

Return to Index

Chapter 4

1

  Ndërsa ata po i flisnin popullit, priftërinjtë, komandanti i tempullit dhe saducenjtë u turrën mbi ta,

2

  të zemëruar sepse e mësonin popullin dhe shpallnin në Jezusin ringjalljen e të vdekurve.

3

  Dhe i shtinë në dorë dhe i futën në burg deri të nesërmen, sepse ishte ngrysur.

4

  Por shumë nga ata që ua kishin dëgjuar fjalën besuan; dhe numri i burrave u bë rreth pesë mijë.

5

  Të nesërmen krerët, pleqtë dhe skribët u mblodhën në Jeruzalem,

6

  bashkë me kryepriftin Anan dhe me Kajafën, Gjonin, Aleksandrin dhe të gjithë ata që i përkisnin farefisit të kryepriftërinjve.

7

  Dhe, si i nxorën aty në mes, i pyetën: ``Me ç`pushtet ose në emër të kujt e keni bërë këtë?``.

8

  Atëherë Pjetri, i mbushur me Frymën e Shenjtë, u tha atyre: ``Krerë të popullit dhe pleq të Izraelit!

9

  Nëse ne sot gjykohemi për një mirësi që iu bë një njeriu të sëmurë, për të ditur si u shërua ai,

10

  le ta njihni të gjithë ju dhe mbarë populli i Izraelit se kjo u bë në emër të Jezu Krishtit Nazareas, që ju e kryqëzuat dhe që Perëndia e ringjalli prej së vdekuri; me anë të tij ky njeri del para jush i shëruar plotësisht.

11

  Ky është guri që ju, ndërtuesit, e hodhët poshtë dhe që u bë guri i qoshes.

12

  Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi``.

13

  Ata, kur e panë çiltërsinë e Pjetrit dhe të Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njerëz të pamësuar dhe pa arsim, u mrrekulluan dhe i njihnin se kishin qenë me Jezusin.

14

  Duke parë pastaj në këmbë pranë tyre, njeriun që u shërua, nuk mund të thoshnin asgjë kundër.

15

  Dhe, mbasi i urdhëruan të dalin jashtë sinedrit, u konsultuan me njëri tjetrin,

16

  duke thënë: ``Ç`t`u bëjmë këtyre njerëzve? Sepse u është njohur të gjithë banorëve të Jeruzalemit se është bërë një mrekulli e dukshme prej tyre, dhe ne nuk mund ta mohojmë;

17

  por, që kjo të mos përhapet më shumë në popull, t`i shtrëngojmë me kërcënime të rrepta të mos i flasin më asnjeriu në këtë emër``.

18

  Dhe, si i thirrën, u dhanë urdhër atyre të mos flasin fare dhe as të mësojnë në emër të Jezusit.

19

  Por Pjetri dhe Gjoni, duke iu përgjigjur atyre, thanë: ``Gjykoni ju, nëse është e drejtë para Perëndisë t`ju bindemi më shumë juve sesa Perëndisë.

20

  Sepse ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar``.

21

  Ata pasi i kërcënuan përsëri, i lanë të shkojnë duke mos gjetur mënyrë se si t`i ndëshkojnë për shkak të popullit, sepse të gjithë përlëvdonin Perëndinë për atë që kishte ndodhur.

22

  Sepse njeriu në të cilin kishte ndodhur ajo mrekulli e shërimit ishte më shumë se dyzet vjeç.

23

  Kur u liruan, ata u kthyen tek të vetët dhe u treguan gjithçka që krerët e priftërinjve dhe pleqtë u kishin thënë.

24

  Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: ``O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është në ta,

25

  dhe që me anë të Frymës së Shenjtë ke thënë, nëpërmjet gojës së Davidit, shërbëtorit tënd: "Përse u zemëruan kombet, dhe popujt kurdisin gjëra të kota?

26

  Mbretërit e dheut ngritën krye dhe princat u mblodhën bashkë kundër Zotit dhe kundër Krishtit të tij".

27

  Sepse pikërisht kundër Birit tënd të shenjtë, që ti e vajose, u mblodhën Herodi dhe Ponc Pilati me johebrenjtë dhe me popullin e Izraelit,

28

  për të bërë të gjitha ato që dora jote dhe këshilli yt kishin paracaktuar se do të ndodhnin.

29

  Dhe tani, Zot, shqyrto kërcënimet e tyre dhe lejo që shërbëtorët e tu të kumtojnë fjalën tënde me plot çiltërsi,

30

  duke e shtrirë dorën tënde për të shëruar dhe që të kryhen shenja dhe mrekulli në emër të Birit tënd të shenjtë Jezusit``.

31

  Dhe, mbasi qenë lutur, vendi ku ishin mbledhur u drodh; dhe të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë, dhe e shpallnin fjalën e Perëndisë me çiltersi.

32

  Dhe numri i madh i atyre që besuan ishte me një zemër të vetme dhe me një shpirt të vetëm; askush nuk thoshte se ç`kishte ishte e vet, por të gjitha gjërat i kishin të përbashkëta.

33

  Dhe apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi të ringjalljes së Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi të gjithë ata.

34

  Sepse midis tyre nuk kishte asnjë nevojtar, sepse të gjithë ata që zotëronin ara ose shtëpi i shisnin dhe sillnin fitimin nga gjërat e shitura,

35

  dhe i vinin te këmbët e apostujve; pastaj secilit i jepej, sipas nevojës së tij.

36

  Kështu Iose, i mbiquajtur nga apostujt Barnaba (që do të thotë "biri i ngushëllimit"), Levit, me prejardhje nga Qipro,

37

  kishte një arë, e shiti dhe solli fitimin dhe i vuri te këmbët e apostujve.

Veprat e Apostujve 5

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: