Albanian Bible

2 i Samuelit 1

2 i Samuelit

Return to Index

Chapter 2

1

Mbas kėsaj, Davidi u kėshillua me Zotin, duke thėnė: "A duhet tė shkoj nė ndonjė nga qytetet e Judės?". Zoti iu pėrgjigj: "Shko". Davidi e pyeti: "Ku tė shkoj?". Zoti u pėrgjigj: "Nė Hebron".

2

Kėshtu Davidi shkoi atje me dy gratė e tij, Jezreeliten Ahinoam dhe Karmelitėn Abigail, qė kishte qenė gruaja e Nabalit.

3

Davidi ēoi edhe njerėzit qė ishin me tė, secili me familjen e tij, dhe u vendosėn nė qytetet e Hebronit.

4

Pastaj erdhėn njerėzit e Judės dhe e vajosėn Davidin mbret tė shtėpisė sė Judės. Pas kėsaj i thanė Davidit se qenė njerėzit e Jabeshit tė Galaadit ata qė kishin varrosur Saulin.

5

Atėherė Davidi u dėrgoi lajmėtarė njerėzve tė Jabeshit tė Galaadit pėr t`u thėnė: "Qofshi tė bekuar nga Zoti pėr mirėsinė qė treguat ndaj Saulit, zotėrisė suaj, duke e varrosur!

6

Tani Zoti tregoftė mirėsi dhe besnikėri ndaj jush. Edhe unė do t`ju bėj tė mirė, sepse keni bėrė njė gjė tė tillė.

7

Prandaj le tė marrin forcė duart tuaja dhe qofshi trima, sepse Sauli, zotėria juaj, vdiq, por shtėpia e Judės mė ka vajosur mbret tė saj".

8

Ndėrkohė Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtrisė sė Saulit, mori Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe e ēoi nė Mahanaim;

9

dhe e bėri mbret tė Galaadit, tė Ashuritėve, tė Jezreelit, tė Efraimit, tė Beniaminit dhe tė tėrė Izraelit.

10

Ish-Boshethi, bir i Saulit, ishte dyzet vjeē kur filloi tė mbretėrojė mbi Izrael dhe mbretėrimi i tij vazhdoi dy vjet. Por shtėpia e Judės shkonte pas Davidit.

11

Koha qė Davidi mbretėroi nė Hebron mbi shtėpinė e Judės ishte shtatė vjet e gjashtė muaj.

12

Ndėrkaq Abneri, bir i Nerit, dhe shėrbėtorėt e Ish-Boshethit, birit tė Saulit, lėvizėn nga Mahanaim nė drejtim tė Gabaonit.

13

Edhe Joabi, biri i Tserujahut dhe shėrbėtorėt e Davidit lėvizėn dhe i takuan pranė hauzit tė Gabaonit. Kėshtu u ndalėn njera palė nga njera anė e hauzit dhe tjetra nga ana tjetėr.

14

Atėherė Abneri i tha Joabit: "Le tė ēohen tė rinjtė dhe tė dalin para nesh". Joabi u pėrgjigj: "Po, le tė ēohen".

15

Kėshtu u ngritėn dhe dolėn pėrpara nė numėr tė barabartė: dymbėdhjetė pėr Beniaminin dhe pėr Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe dymbėdhjetė nga shėrbėtorėt e Davidit.

16

Secili kapi kundėrshtarin e tij nga koka dhe i futi shpatėn nė ije; kėshtu ranė tė gjithė bashkė. Ky vend u quajt pėr kėtė arėsye fusha e njerėzve tė fortė; gjendet nė Gabaon.

17

Po atė ditė u zhvillua njė betejė shumė e ashpėr nė tė cilėn Abneri me njerėzit e Izraelit u mund nga shėrbėtorėt e Davidit.

18

Dhe aty ishin tre djemtė e Tserujahut: Joabi, Abishai dhe Asaheli; dhe Asaheli ishte i shpejtė si njė gazelė fushe.

19

Asaheli filloi tė ndiqte Abnderin pa u kthyer as djathtas, as majtas pas Abnerit.

20

Pastaj Abneri u kthye prapa dhe tha: "Je ti, Asahel?". Ai u pėrgjigj: "Jam unė".

21

Abneri i tha: "Kthehu djathtas ose majtas, kap njė nga tė rinjtė dhe merrja armėt!". Por Asaheli nuk deshi tė hiqte dorė nga ndjekja e tij.

22

Abneri i tha pėrsėri Asahelit: "Hiq dorė nga ndjekja. Pse mė detyron tė tė shtrij pėr tokė? Si do tė mund ta shikoj atėherė nė fytyrė vėllanė tėnd Joab?".

23

Por ai nuk pranoi tė ndėrrojė rrugė; prandaj Abneri me pjesėn e prasme tė shtizės e goditi nė pjesėn e poshtme tė barkut dhe shtiza i doli nga pas; ai ra pėr tokė dhe vdiq nė vend; dhe tėrė ata qė kalonin nga vendi ku Asaheli kishte rėnė dhe kishte vdekur ndaleshin.

24

Por Joabi dhe Abishai e ndoqėn Abnerin; kur perėndoi dielli ata arritėn nė qafėn e Amahut, qė ndodhet pėrballė Giahut, nė rrugėn e shkretėtirės sė Gabaonit.

25

Bijtė e Beniamnit u mblodhėn pas duke formuar njė grup tė vetėm dhe u ndalėn nė majė tė njė kodre.

26

Atėherė Abneri thirri Joabin dhe tha: "Shpata, vallė duhet tė gllabėrojė gjithnjė? Nuk e di ti qė nė fund do tė ketė hidhėrim? Vallė, kur do ta urdhėrosh popullin tė mos ndjekė mė vėllezėrit e tij?".

27

Joabi u pėrgjigj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Perėndia jeton, po tė mos kishe folur ti, populli nuk do tė kishte hequr dorė nga ndjekja e vėllezėrve tė tij deri nė mėngjes".

28

Atėherė Joabi i ra borisė dhe tėrė populli u ndal, nuk e ndoqi mė Izraelin dhe hoqi dorė nga luftimi.

29

Abneri dhe njerėzit e tij ecėn gjithė atė natė nėpėr Abrahun, kapėrcyen Jordanin, kaluan tėrė Bithronin dhe arritėn nė Mahanaim.

30

Edhe Joabi u kthye nga ndjekja e shėrbėtorėve tė Abnerit dhe mblodhi tėrė popullin; Davidit i mungonin nėntėmbėdhjetė veta dhe Asaheli.

31

Por shėrbėtorėt e Davidit kishin vrarė treqind e gjashtėdhjetė veta tė Beniaminit dhe Abnerit.

32

Pastaj ēuan Asahelin dhe e varrosėn nė varrin e atit tė tij, qė ndodhet nė Betlem. Pas kėsaj Joabi dhe njerėzit e tij ecėn tėrė natėn dhe arritėn nė Hebron nė tė gdhirė.

2 i Samuelit 3

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: