| Chapter 135 |
1 | Aleluja. Lëvdoni emrin e Zotit, lëvdojeni, o shërbëtorë të Zotit, |
2 | që rrini në shtëpinë e Zotit, në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë. |
3 | Lëvdoni Zotin, sepse Zoti është i mirë; i këndoni lavde emrit të tij, sepse ai është i dashur. |
4 | Sepse Zoti ka zgjedhur për vete Jakobin, dhe Izraelin si thesar të tij të veçantë. |
5 | Po, unë pranoj që Zoti është i madh dhe që Zoti ynë është përmbi të gjitha perënditë. |
6 | Zoti bën ç`të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat. |
7 | Ai i larton avujt nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun, e nxjerr erën nga depozitat e tij. |
8 | Ai i goditi të parëlindurit e Egjiptit, si të njerëzve ashtu edhe të kafshëve, |
9 | dërgoi shenja dhe mrekulli në mes teje, o Egjipt, mbi Faraonin dhe mbi të gjithë shërbëtorët e tij. |
10 | Ai goditi kombe të mëdha dhe vrau mbretër të fuqishëm: |
11 | Sionin, mbretin e Amorejve, Ogun, mbretin e Bashanit, dhe tërë mbretëritë e Kanaanit. |
12 | Dhe vendet e tyre ua dhe në trashëgimi, në trashëgimi Izraelit, popullit të tij. |
13 | O Zot, emri yt rron përjetë; kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi. |
14 | Sepse Zoti do t`i sigurojë drejtësinë popullit të tij dhe do të ketë mëshirë për shërbëtorët e tij. |
15 | Idhujt e kombeve janë argjendi dhe ari, vepra të dorës së njeriut; |
16 | kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin, |
17 | kanë veshë por nuk dëgjojnë; nuk kanë frymë në gojën e tyre. |
18 | Të ngjashëm me ta janë ata që i bëjnë, kushdo që ka besim tek ata. |
19 | Shtëpi e Izraelit, bekoje Zotin; shtëpi e Aaronit, bekoje Zotin. |
20 | Shtëpi e Levit, bekoje Zotin; ju që keni frikë nga Zoti, bekojeni Zotin. |
21 | Nga Sioni u bekoftë Zoti, që banon në Jeruzalem. Aleluja. |