Albanian Bible

Isaia 40

Isaia

Return to Index

Chapter 41

1

Ishuj, mbani heshtje! Le tė marrin forca tė reja popujt; le tė afrohen dhe pastaj tė flasin. Tė mblidhemi bashkė pėr tė gjykuar!

2

"Kush e ka nxitur njė nga lindja, duke e thirrur nė kėmbėt e tij nė drejtėsi? Kush i dorėzoi kombet dhe i nėnshtroi mbretėrit? Ai ia jep si pluhur shpatės sė tij dhe si kashtė e shpėrndarė harkut tė tij.

3

Ai i pėrndjek dhe ecėn i sigurtė nėpėr njė rrugė mbi tė cilėn kėmbėt e tij nuk kanė shkelur kurrė.

4

Kush ka vepruar dhe ka kryer kėtė, duke thirrur brezat qė nga fillimi? Unė Zoti, jam i pari dhe, me ata tė fundit, do tė jem po ai".

5

Ishujt e shohin dhe i ka zėnė frika, skajet e tokės dridhen; po afrohen, po arrijnė.

6

Secili ndihmon shokun e tij dhe i thotė vėllait tė tij: "Kurajo".

7

Farkėtari i jep zemėr argjendarit dhe ai qė i jep dorėn e fundit punės me ēekiē i jep zemėr atij qė i bie kudhrės dhe thotė pėr saldaturėn: "Mirė ėshtė" dhe e pėrforcon me gozhda qė tė mos lėvizė.

8

"Por ti, Izrael, shėrbėtori im, Jakob qė kam zgjedhur, pasardhės i Abrahamit, mikut tim,

9

ty qė tė mora nga skajet e tokės, qė kam thirrur nga cepat mė tė largėta tė saj dhe tė kam thėnė: "Ti je shėrbėtori im, tė kam zgjedhur dhe nuk tė kam hedhur poshtė".

10

Mos ki frikė, sepse unė jam me ty, mos e humb, sepse unė jam Perėndia yt. Unė tė forcoj dhe njėkohėsisht tė ndihmoj dhe tė mbaj me dorėn e djathtė tė drejtėsisė sime.

11

Ja, tėrė ata qė janė zemėruar kundėr teje do tė turpėrohen dhe do tė shushaten; ata qė luftojnė kundėr teje do tė katandisen nė hiē dhe do tė zhduken.

12

Ti do t`i kėrkosh, por nuk do t`i gjesh mė ata qė tė kundėrshtonin; ata qė tė bėnin luftė do tė jenė asgjė, si njė gjė qė nuk ekziston mė.

13

Sepse unė, Zoti, Perėndia yt, tė zė nga dora e djathtė dhe tė them: "Mos u frikėso, unė tė ndihmoj".

14

"Mos u frikėso, o krimb i Jakobit, o njerėz tė Izraelit! Unė tė ndihmoj", thotė Zoti; "Shpėtimtari yt ėshtė i Shenjti i Izraelit.

15

Ja, unė tė bėj njė shirėse tė re me dhėmbė tė mprehura; ti do tė shish malet dhe do t`i katandisėsh nė pluhur, dhe do t`i bėsh kodrat si byk.

16

Ti do t`i frysh, era do t`i ēojė larg dhe shakullima do t`i shpėrndajė; por ti do tė gėzohesh te Zoti dhe do tė pėrlėvdohesh tek i Shenjti i Izraelit.

17

Tė mjerėt dhe tė varfėrit kėrkojnė ujė, por mungon; gjuha e tyre u ėshtė tharė nga etja; unė, Zoti do t`ua plotėsoj dėshirėn; unė, Perėndia i Izraelit, nuk do t`i braktis.

18

Do tė bėj qė tė dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime nė mes tė luginave; do ta bėjė shkretėtirėn njė liqen uji dhe tokėn e thatė burim ujėrash.

19

Do tė mbjell nė shkretėtirė kedrin, akacien, mėrsinėn dhe ullirin, do tė mbjellė nė Arabah qiparisin, vidhin dhe bredhin,

20

me qėllim qė ta shohin, ta dinė, ta konsiderojnė dhe ta kuptojnė tė gjithė tok se dora e Zotit e ka bėrė kėtė gjė dhe i Shenjti i Izraelit e ka krijuar.

21

Paraqitni ēėshtjen tuaj, thotė Zoti, parashtroni arsyetimet tuaja, thotė Mbreti i Jakobit.

22

Le t`i parashtrojnė dhe tė na njoftojnė ē`ka pėr tė ndodhur. Le tė deklarojnė cilat ishin gjėrat e kaluara, nė mėnyrė qė tė mund t`i shqyrtojmė dhe tė njohim kryerjen e tyre; ose na njoftoni ē`ka pėr tė ndodhur.

23

Na njoftoni ē`ka pėr tė ndodhur nė tė ardhmen, dhe kėshtu do tė mėsojmė se jeni perėndi; po, na bėni tė mirė apo tė keqe nė mėnyrė qė tė mbetemi tė habitur duke i parė bashkė.

24

Ja, ju jeni njė hiē dhe vepra juaj nuk vlen asgjė; ai qė ju zgjedh kryen njė gjė tė neveritshme.

25

Unė thirra dikė nga veriu, dhe ai ka pėr tė ardhur, nga lindja ai do tė pėrmėndė emrin tim; do t`i shkelė princat sikur tė ishin prej argjile, ashtu siē vepron poēari qė e ngjesh baltėn.

26

Kush e shpalli kėtė qė nė krye me qėllim qė ta dinim, shumė mė parė qė tė mund tė thonim: "A ėshtė e drejtė"? Por nuk ka njeri qė ta ketė njoftuar kėtė gjė, njeri qė ta ketė shpallur, njeri qė tė ketė dėgjuar fjalėt tuaja.

27

E shpalla i pari nė Sion: "Shikoni, ja ku janė!", dhe nė Jeruzalem dėrgova njė lajmėtar me lajme tė mira.

28

Shikova, por nuk kishte asnjė, vėrtetė asnjė midis tyre qė tė dinte tė jepte njė kėshillė, apo, i pyetur, mund tė mė jepte njė pėrgjigje.

29

Ja, tė gjithė kėta janė kot; veprat e tyre janė njė hiē dhe shtatoret e tyre janė erė dhe gjėra pa kurrfarė vlere".

Isaia 42

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: