Albanian Bible

Isaia 56

Isaia

Return to Index

Chapter 57

1

I drejti vdes, por askush nuk kujdeset pėr tė; njerėzit e devotshėm ēohen tutje, dhe askush nuk mendon qė i drejti ėshtė ēuar larg pėrpara sė keqes.

2

Ai hyn nė paqe; ata qė kanė ecur nė ndershmėri pushojnė nė shtretėrit e tyre.

3

Por afrohuni kėtu, ju bij tė magjistares, pasardhės tė shkelėsit tė kurorės dhe tė prostitutes.

4

Me kė po talleni? Kundėr kujt e hapni gojėn dhe nxirrni jashtė gjuhėn? A nuk jeni ju bij tė rebelimit, pasardhės tė gėnjeshtrės,

5

ju, qė ndizeni midis lisave poshtė ēdo druri tė blertė, therni bijtė nė luginat, nė tė ēarat e shkėmbinjve?

6

Pjesa jote ėshtė midis gurėve tė lėmuar tė pėrroit; ata, pikėrisht ata janė pjesa jote; mbi ta ke derdhur libacione dhe ke sjellė blatime ushqimesh. A do tė mund tė gjeja pėrdėllim nė kėto gjėra?

7

Ti e ke vėnė shtratin tėnd mbi njė mal tė lartė dhe tė ngritur, edhe aty ke hipur pėr tė ofruar flijime.

8

I ke vėnė simbolet e tu idhujtarė prapa portave dhe pas shtalkave. Larg meje je zbuluar dhe je ngjitur tek ata; ke zgjeruar shtratin tėnd dhe ke bėrė njė besėlidhje me ta, ke pėlqyer shtratin e tyre, duke synuar pushtetin e tyre.

9

Ke shkuar te mbreti me vaj, duke i shumuar parfumet e tua; i dėrgove larg lajmėtarėt e tu dhe u ule deri nė Sheol.

10

Nga shkaku i udhėtimeve tė tua tė shumta je lodhur, por nuk ke thėnė: "Éshtė e kotė". Ke gjetur akoma fuqi nė dorėn tėnde, prandaj nuk e ndjen veten tė kapitur.

11

Nga kush ke pasur frikė, nga kush je trembur pėr tė gėnjyer, pėr tė mos mė kujtuar mua dhe pėr tė mos menduar mė pėr mua? A nuk kam qėndruar nė heshtje pėr njė kohė tė gjatė? Prandaj nuk ke mė frikė nga unė.

12

Unė do tė shpall drejtėsinė tėnde dhe veprat e tua, qė nuk do tė hyjnė aspak nė punė.

13

Kur do tė bėrtasėsh, le tė vijė tė tė shpėtojė turma e idhujve tė tu. Era do t`i pėrlajė tė tėrė, njė frymė do t`i ēojė tutje. Por ai qė gjen strehė tek unė do tė zotėrojė vendin dhe do tė trashėgojė malin tim tė shenjtė.

14

Dhe do tė thuhet: "Sheshoni, sheshoni, shtroni rrugėn, hiqni pengesat nga rruga e popullit tim!".

15

Sepse kėshtu thotė i Larti dhe i Madhėrishmi qė banon pėrjetėsinė dhe emri i tė cilit ėshtė i "Shenjti": "Unė banoj nė vendin e lartė dhe tė shenjtė dhe bashkė me atė qė ėshtė i penduar dhe i pėrulur nga fryma, pėr tė ngjallur frymėn e tė pėrulurve, pėr tė ngjallur frymėn e tė penduarve.

16

Sepse unė nuk dua tė kundėrshtoj gjithnjė dhe as tė jem i zemėruar pėrjetė, pėrndryshe para meje do tė ligėshtoheshin fryma dhe shpirtėrat qė kam bėrė.

17

Pėr shkak tė paudhėsisė sė lakmisė sė tij u zemėrova dhe e godita; u fsheha, u indinjova, por ai u largua duke ndjekur rrugėn e zemrės sė tij.

18

I pashė rrugėt e tij, por unė do ta shėroj, do ta udhėheq dhe do t`i jap pėrsėri ngushėllimet e mia atij dhe tė tijve qė janė tė pikėlluar.

19

Unė krijoj frytin e buzėve. Paqe, paqe atij qė ėshtė larg dhe atij qė ėshtė afėr", thotė Zoti. "Unė do ta shėroj".

20

Por tė pabesėt janė si deti i trazuar, qė nuk mund tė qetėsohet dhe ujėrat e tė cilit vjellin llucė dhe baltė.

21

"Nuk ka paqe pėr tė pabesėt", thotė Perėndia im.

Isaia 58

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: