Albanian Bible

Osea 1

Osea

Return to Index

Chapter 2

1

"U thoni vėllezėrve tuaj: "Ami", dhe motrave tuaja "Ruhamah".

2

Protestoni kundėr nėnės suaj, protestoni, sepse ajo nuk ėshtė gruaja ime dhe unė nuk jam burri i saj. Le tė heqė nga fytyra e saj shenjat e prostitucioneve tė saj dhe shenjat e shkeljeve tė kurorės nga sisėt e saj;

3

pėrndryshe do ta zhvesh lakuriq dhe do ta bėj si nė ditėn e lindjes sė saj; do ta katandis nė njė shkreti, do ta bėj si njė tokė tė zhuritur dhe do ta bėj tė vdesė nga etja.

4

Nuk do tė kem mėshirė pėr bijtė e saj, sepse janė bij prostitucioni.

5

Nėna e tyre u kurvėrua nė fakt, ajo qė ėshtė ngjizur ėshtė sjellė nė mėnyrė tė turpshme, sepse ka thėnė: "Do t`u shkoj pas dashnorėve tė mi, qė mė japin bukėn time dhe ujin tim, leshin tim dhe lirin tim, vajin tim dhe pijen time".

6

Prandaj ja, do tė tė zė rrugėn me ferra, do ta mbyll me njė mur dhe kėshtu nuk do tė gjejė mė shtigjet e saj.

7

Do tė rendė pas dashnorėve tė saj, por nuk do t`i arrijė; do t`i kėrkojė, por nuk do t`i gjejė. Atėherė do tė thotė: "Do tė kthehem te burri im i parė, sepse pėr mua ishte mė mirė atėherė se tani".

8

Ajo nuk kuptoi qė unė i jepja grurė, musht dhe vaj dhe shtoja argjendin dhe arin e saj, qė ata i ofronin Baalit.

9

Prandaj unė do tė marr pėrsėri grurin tim nė kohėn e vet dhe mushtin tim nė stinėn e vet; do t`i heq leshin tim dhe lirin tim, qė shėrbenin pėr tė mbuluar lakuriqėsinė e saj.

10

Atėherė do tė zbuloj turpet e saj nė sytė e dashnorėve tė saj dhe askush nuk do ta shpėtojė nga dora ime.

11

Gjithashtu do t`u jap fund gėzimeve tė saj, festave tė saj, hėnave tė reja tė saj, tė shtunave tė saj dhe gjithė solemniteteve tė saj.

12

Do tė shkatėrroj pastaj vreshtat e saj dhe fiqtė e saj pėr tė cilėt ajo thoshte: "Kėto janė dhuratat qė mė kanė dhėnė dashnorėt e mi". Kėshtu do t`i katandis nė njė shkurrnajė dhe kafshėt e fushave do t`i hanė.

13

Do ta dėnoj pastaj pėr ditėt e Baalit, kur u digjte atyre temjan, kur zbukurohej me vathė dhe me xhevahire dhe u shkonte pas dashnorėve tė saj, por mė harronte mua", thotė Zoti.

14

"Prandaj, ja, unė do ta tėrheq pas meje, do ta ēoj nė shkretėtirė dhe do t`i flas zemrės sė saj.

15

Atėherė do t`i jap vreshtat e saj dhe luginėn e Akorit si portė e shpresės; atje ajo do tė kėndojė si nė ditėt e rinisė sė saj, ashtu si veproi kur dolin nga vendi i Egjiptit.

16

Atė ditė do tė ndodhė, thotė Zoti, qė ti do tė mė quash: "Burri im", dhe nuk do tė mė quash mė: "Baali im".

17

Do tė heq nga goja e saj emrat e Baalėve dhe nuk do t`i kujtojnė mė emrat e tyre.

18

Atė ditė do tė bėj pėr ta njė besėlidhje me kafshėt e fushave, me shpendėt e qiellit dhe me rrėshqanorėt e tokės. Do tė thyej harkun, shpatėn dhe luftėn duke i eliminuar nga toka dhe do tė bėj tė prehen tė qetė.

19

Do tė fejohesh me mua pėrjetė; do tė fejohesh me mua nė drejtėsi, nė paanshmėri, nė mirėsi dhe nė dhembshuri.

20

Do tė fejohesh me mua nė besnikėri, dhe ti do tė njohėsh Zotin.

21

Atė ditė do tė ndodhė qė unė do tė pėrgjigjem", thotė Zoti. "Do t`i pėrgjigjem qiellit dhe ky do t`i pėrgjigjet tokės;

22

dhe toka do tė pėrgjigjet me grurin, mushtin dhe vajin, dhe kėta do t`i pėrgjigjen Jezreelit.

23

Unė do tė mbjell pėr vete mbi tokė dhe do tė mė vijė keq pėr Lo-ruhamahun; dhe do t`i them Lo-amit: "Ti je populli im", dhe ai do mė pėrgjigjet: "Ti je Perėndia im"".

Osea 3

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: