Albanian Bible

Zakaria 12

Zakaria

Return to Index

Chapter 13

1

"Atė ditė do tė hapet njė burim pėr shtėpinė e Davidit dhe pėr banorėt e Jeruzalemit, pėr mėkatin dhe pėr papastėrtinė.

2

Atė ditė do tė ndodhė", thotė Zoti i ushtrive, "qė unė do tė shfaros nga vendi emrat e idhujve, qė nuk do tė kujtohen mė; do tė zhduk gjithashtu profetėt nga vendi dhe frymėn e papastėr.

3

Dhe do tė ndodhė qė, nė se dikush do tė profetizojė akoma, i ati dhe e ėma qė e kanė lindur do t`i thonė: "Ti s`ke pėr tė jetuar, sepse shqipton gėnjeshtra nė emėr tė Zotit". Kėshtu i ati dhe e ėma qė e kanė lindur do ta therin, sepse ai profetizon.

4

Atė ditė do tė ndodhė qė secili profet do tė ndiejė turp pėr vegimin e vet, kur tė profetizojė dhe nuk do tė veshė mė qyrkun pėr tė mashtruar.

5

Po secili do tė thotė: "Unė nuk jam profet, jam bujk; dikush mė ka mėsuar tė rris bagėtinė qė nė rininė time".

6

Pastaj nė qoftė se dikush do t`i thotė: "Ēfarė janė kėto plagė qė ke nė duart e tua?", ai do tė pėrgjigjet: "Janė ato me tė cilat jam plagosur nė shtėpinė e miqve tė mi"".

7

"Zgjohu, o shpatė, kundėr bariut tim dhe kundėr njeriut qė ėshtė shoku im", thotė Zoti i ushtrive. "Godite bariun dhe delet le tė shpėrndahen; pastaj do ta drejtoj dorėn time kundėr tė vegjėlve.

8

Dhe nė gjithė vendin do tė ndodhė", thotė Zoti, "qė dy tė tretat do tė shfarosen dhe do tė vdesin, por njė e treta do tė mbetet.

9

Kėtė tė tretė do ta bėj tė kalojė nėpėr zjarr, do ta rafinoj ashtu si rafinohet argjendi dhe do ta vė nė provė ashtu si provohet ari. Ata do tė thėrresin emrin tim dhe unė do t`i kėnaq. Unė do tė them: Ky ėshtė populli im, dhe ai do tė thotė: Zoti ėshtė Perėndia im".

Zakaria 14

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: