Albanian Bible

Veprat e Apostujve 4

Veprat e Apostujve

Return to Index

Chapter 5

1

Kurse njė farė burri, me emėr Anania, me gruan e vet Safira, shiti njė arė,

2

por mbajti pėr vete njė pjesė tė parave, me miratimin e gruas, dhe e ēoi mbetjen te kėmbėt e apostujve.

3

Por Pjetri i tha: ``Anania, pse Satani ta mbushi zemrėn qė tė gėnjesh Frymėn e Shenjtė dhe tė mbash njė pjesė tė ēmimit tė arės?

4

Po tė mbetej e pashitur, a nuk do tė ngelte e jotja? Dhe ato qė more nga shitja a nuk ishin vallė nė dispozicionin tėnd? Pse e shtive nė zemėr kėtė gjė? Ti nuk ke gėnjyer njerėzit, por Perėndinė!``.

5

Kur i dėgjoi kėto fjalė, Anania ra pėrtokė dhe dha shpirt. Dhe njė frikė e madhe i zuri tė gjithė ata qė i dėgjuan kėto gjėra.

6

Atėherė u ngritėn disa tė rinj, e mbėshtollėn, e mbartėn jashtė dhe e varrosėn.

7

Dhe afėrsisht tre orė mė vonė hyri dhe gruaja e tij, e cila nuk dinte ē`kishte ndodhur.

8

Dhe Pjetri i drejtoi fjalėn, duke thėnė: ``Mė thuaj, a e shitėt arėn pėr kaq?``. Dhe ajo u pėrgjigj: ``Po, pėr aq``.

9

Atėherė Pjetri i tha: ``Pse u morėt vesh qė ta tundoni Frymėn e Zotit? Ja, kėmbėt e atyre qė e varrosėn burrin tėnd janė nė prag tė derės dhe do tė tė mbartin jashtė edhe ty!``.

10

Nė moment ajo ra te kėmbėt e tij dhe dha shpirt. Dhe tė rinjtė, si hynė, e gjetėn tė vdekur, e mbartėn jashtė dhe e varrosėn pranė burrit tė saj.

11

Kėshtu njė frikė e madhe e zuri gjithė kishėn dhe gjithė ata qė i dėgjonin kėto gjėra.

12

Dhe shumė shenja dhe mrekulli bėheshin nė mes tė popullit nėpėrmjet duarve tė apostujve. Tė gjithė me njė mendje tė vetme mblidheshin nėn portikun e Salomonit.

13

Dhe asnjeri nga tė tjerėt nuk guxonte tė bashkohej me ta; por populli i lartėsonte.

14

Kėshtu Zotit i shtohej njė numėr gjithnjė e mė i madh besimtarėsh, turma burrash dhe grash,

15

aq sa i binin tė sėmurėt nė sheshe, i vinin nė shtretėr e nė shtroja, qė kur kalonte Pjetri, tė paktėn hija e tij tė mbulonte ndonjė nga ata.

16

Edhe njė turmė nga qytetet pėrreth turrej nė Jeruzalem, duke sjellė tė sėmurėt dhe ata qė mundoheshin nga frymėra tė ndyra dhe tė gjithė shėroheshin.

17

Atėherė u ngritėn kryeprifti dhe tė gjithė ata qė ishin me tė, domethėnė sekti i saducenjve, plot smirė,

18

dhe vunė dorė mbi apostujt dhe i futėn nė burgun publik.

19

Por njė engjėll i Zotit, natėn, i hapi dyert e burgut dhe, si i nxori jashtė, tha:

20

``Shkoni, paraqituni nė tempull dhe i shpallni popullit tė gjitha fjalėt e kėsaj jete``.

21

Dhe ata, si i dėgjuan kėto, hynė nė tempull kur zbardhte dita dhe mėsonin. Por kryeprifti dhe ata qė ishin me tė, erdhėn dhe thirrėn bashkė sinedrin dhe tė gjithė pleqtė e bijve tė Izraelit; pastaj dėrguan rojet nė burg pėr t`i sjellė apostujt.

22

Por rojet, kur arritėn nė burg, nuk i gjetėn; dhe kur u kthyen bėnė raportimin e tyre,

23

duke thėnė: ``Ne e gjetėm burgun tė mbyllur me kujdes dhe rojet nė kėmbė pėrpara dyerve; por kur i hapėm, nuk gjetėm asnjeri brenda``.

24

Por kryeprifti, komandanti i rojeve tė tempullit dhe krerėt e priftėrinjve, kur i dėgjuan kėto gjėra, mbetėn tė habitur lidhur me kėtė, sepse nuk dinin ē`donte tė thoshte gjithė kjo punė.

25

Por erdhi dikush qė u raportoi atyre duke thėnė: ``Ja, kėta njerėz qė ju i futėt nė burg janė nė tempull dhe po mėsojnė popullin``.

26

Atėherė komandanti shkoi me rojet dhe i solli, pa dhunė, nga frika se mos populli i vriste me gurė.

27

Kėshtu, pra, i sollėn dhe i paraqitėn pėrpara sinedrit; dhe kryeprifti i pyeti,

28

duke thėnė: ``Po a nuk ju kemi ndaluar rreptėsisht tė mėsoni nė atė emėr? Dhe ja, ju e keni mbushur Jeruzalemin me doktrinėn tuaj dhe doni qė tė bjerė mbi ne gjaku i atij njeriu``.

29

Por Pjetri dhe apostujt, duke u pėrgjigjur, thanė: ``Duhet t`i bindemi Perėndisė mė shumė sesa njerėzve.

30

Perėndia e etėrve tanė e ka ringjallur Jezusin, qė ju e vratė, duke e varur nė dru.

31

Perėndia e lartėsoi me tė djathtėn e vet dhe e bėri princ dhe shpėtimtar pėr t`i dhėnė Izraelit pendimin dhe faljen e mėkateve.

32

Dhe pėr kėto gjėra ne jemi dėshmitarė tė tij, si edhe Fryma e Shenjtė, qė Perėndia ua ka dhėnė atyre qė i binden atij``.

33

Kur i dėgjuan kėto gjėra, ata u tėrbuan dhe vendosėn t`i vrasin.

34

Por njė farise, me emėr Gamaliel, mėsues i ligjit dhe i nderuar nga gjithė populli, u ngrit nė kėmbė nė sinedėr dhe urdhėroi tė nxirren jashtė apostujt pėr njė moment.

35

Pastaj u tha atyre tė sinedrit: ``Burra tė Izraelit, mendohuni mirė pėr atė qė do t`u bėni kėtyre njerėzve.

36

Sepse pak kohė mė parė u ngrit Teuda qė thoshte se ishte dikush; rreth tij u mblodhėn afro katėrqind burra; por ai u vra dhe tė gjithė ata qė e kishin ndjekur u shpėrndanė dhe u asgjėsuan.

37

Pas tij, nė kohėn e regjistrimit tė popullsisė, u ngrit Juda Galileas qė tėrhoqi pas vetes shumė njerėz; edhe ai humbi, dhe tė gjithė ata qė e kishin ndjekur u shpėrndanė.

38

Tani unė po ju them t`u rrini larg kėtyre njerėzve dhe t`i lironi, sepse nė qoftė se ky plan ose kjo vepėr ėshtė prej njerėzve, ajo do tė prishet,

39

por nėse ėshtė prej Perėndisė, ju nuk mund ta prishni, sepse do tė gjendeshit nė luftė kundėr vetė Perėndisė!``.

40

Dhe ata ia vunė veshin. Dhe, mbasi i thirrėn apostujt, i rrahėn dhe u dhanė urdhėr tė mos flasin nė emėr tė Jezusit; pastaj i lanė tė shkojnė.

41

Kėshtu ata u larguan nga sinedri, duke u gėzuar sepse qenė ēmuar tė denjė tė fyhen pėr emrin e Jezusit.

42

Dhe ēdo ditė, nė tempull e nėpėr shtėpi, nuk pushonin duke mėsuar dhe duke shpallur lajmin e mirė: qė Jezusi ėshtė Krishti.

Veprat e Apostujve 6

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: