Albanian Bible

1 i Kronikave 13

1 i Kronikave

Return to Index

Chapter 14

1

  Hirami, mbret i Tiros, i dërgoi Davidit lajmëtarë, dru kedri, muratorë, dhe marangozë për t`i ndërtuar një shtëpi.

2

  Atëherë Davidi e pranoi që Zoti e kishte vendosur mbret të Izraelit, sepse mbretëria e tij qe lavdëruar shumë për shkak të popullit të tij, Izraelit.

3

  Davidi u martua me gra të tjera në Jeruzalem dhe i lindën djem e vajza.

4

  Këto janë emrat e bijve që i lindën në Jeruzalem: Shamua, Shohabi, Salomoni,

5

  Ibhari, Elishua, Elpeleti,

6

  Nagahu, Nefegu, Jafia,

7

  Elishama, Beelida dhe Elifeleti.

8

  Kur Filistejtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i tërë Izraelit, dolën të gjithë në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi u doli përballë.

9

  Filistejtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.

10

  Atëherë Davidi u këshillua me Perëndinë, duke thënë: A duhet të dal kundër Filistejve? A do të m`i japësh në duart e mia?". Zoti u përgjigj: "Dil dhe unë do t`i jap në duart e tua".

11

  Ata dolën në Baal-Peratsim, ku Davidi i mundi dhe tha: "Perëndia ka hapur me duart e mia një kalim midis armiqve të mi, si një kalim i hapur nga ujërat". Prandaj i vunë këtij vendi emrin e Baal-Peratsimit.

12

  Filistejtë braktisën aty perënditë e tyre dhe Davidi urdhëroi që të digjeshin në zjarr.

13

  Më vonë Filistejtë filluan të shpërndahen nëpër luginë.

14

  Davidi u këshillua përsëri me Perëndinë, dhe Perëndia i tha: "Mos u dil prapa, por merru krahët dhe sulu mbi ta përballë ballsameve.

15

  Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e ballsameve, hidhu menjëherë në sulm, sepse Perëndia do të të dalë përpara për të mundur ushtrinë e Filistejve".

16

  Davidi bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia, dhe ata mundën ushtrinë e Filistejve nga Gabaoni deri në Gezer.

17

  Kështu fama e Davidit u përhap në të gjitha vendet, dhe Zoti solli tmerrin e tij mbi të gjitha kombet.

1 i Kronikave 15

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: