Albanian Bible

Psalmet 20

Psalmet

Return to Index

Chapter 21

1

  O Zot, mbreti do të gëzohet me forcën tënde dhe do të ngazëllojë për shpëtimin tënd!

2

  Ti ia plotësove dëshirën e zemrës së tij dhe nuk hodhe poshtë kërkesën e buzëve të tij. (Sela)

3

  Sepse ti i dole para me bekime begatie, i vure mbi kokë një kurorë prej ari shumë të kulluar.

4

  Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi.

5

  E madhe është lavdia e tij për shpëtimin tënd; ti i dhe madhështi dhe lavdi,

6

  sepse ti e bën shumë të bekuar përjetë, e mbush me gëzim në praninë tënde.

7

  Duke qenë se mbreti ka besim te Zoti dhe në mirësinë e Shumë të Lartit, ai nuk do të hiqet kurrë.

8

  Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtë do të veprojë kundër atyre që të urrejnë.

9

  Ti do t`i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t`i hedhë në humnerë dhe zjarri do t`i përpijë.

10

  Ti do të zhdukësh frytin e tyre nga toka dhe pasardhësit e tyre midis bijve të njerëzve,

11

  sepse kanë kurdisur të keqen kundër teje dhe kanë përgatitur plane të këqija, por nuk do t`ia dalin.

12

  Sepse ti do të bësh që ata të kthejnë kurrizin dhe do të drejtosh shigjetat e harkut tënd kundër fytyrës së tyre.

13

  Çohu, o Zot, me forcën tënde; ne do të këndojmë dhe do të kremtojmë lëvdimet e fuqisë sate.

Psalmet 22

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: