Albanian Bible

Psalmet 47

Psalmet

Return to Index

Chapter 48

1

  I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.

2

  I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.

3

  Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.

4

  Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,

5

  por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.

6

  Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,

7

  në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.

8

  Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.

9

  Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.

10

  Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.

11

  Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.

12

  I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,

13

  këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t`ia tregoni brezave që do të vijnë.

14

  Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.

Psalmet 49

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: