| Chapter 49 |
1 | Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës, |
2 | qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok. |
3 | Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim. |
4 | Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë. |
5 | Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi, |
6 | ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre? |
7 | Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t`i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij, |
8 | sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë, |
9 | për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën. |
10 | Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre. |
11 | Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre. |
12 | Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë. |
13 | Kjo është sjellja e njerëzve pa mend dhe e atyre që u shkojnë dhe miratojnë fjalimet e tyre. (Sela) |
14 | Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t`i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre. |
15 | Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela) |
16 | Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet, |
17 | sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij. |
18 | Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh), |
19 | ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën. |
20 | Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken. |