| Chapter 90 |
1 | O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi. |
2 | Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia. |
3 | Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: "Kthehuni, o bij të njerëzve". |
4 | Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë. |
5 | Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si barr që gjelbëron në mëngjes. |
6 | Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet. |
7 | Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt. |
8 | Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate. |
9 | Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një psherëtimë. |
10 | Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t`u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje. |
11 | Kush e njeh forcën e zemërimit tënd dhe mërinë tënde sipas frikës që duhet pasur prej teje? |
12 | Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë. |
13 | Kthehu, o Zot! Deri kur? Dhe ki mëshirë për shërbëtorët e tu. |
14 | Na ngop në mëngjes me mirësinë tënde, dhe ne do të ngazëllojmë dhe do të kënaqemi në të gjitha ditët tona. |
15 | Na gëzo në përpjestim me ditët që na ke pikëlluar dhe në kompensim të viteve që kemi vuajtur nga fatkeqësitë. |
16 | Qoftë e qartë vepra jote shërbëtorëve të tu dhe lavdia jote bijve të tyre. |
17 | Hiri i Zotit Perëndisë tonë qoftë mbi ne dhe e bëftë të qëndrueshme veprën e duarve tona; po, bëje të qëndrueshme veprën e duarve tona. |