Albanian Bible

Gjoni 9

Gjoni

Return to Index

Chapter 10

1

  ``Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: Ai që nuk hyn nëpër derë të vathës së deleve, por ngjitet nga një anë tjetër, ai është vjedhës dhe kusar;

2

  kurse kush hyn nëpër derë është bariu i deleve.

3

  Atij ia hap portieri; delet e dëgjojnë zërin e tij, dhe ai i thërret delet e tij me emër dhe i prin jashtë.

4

  Dhe, pasi i ka nxjerrë delet e tij, shkon para tyre; dhe delet e ndjekin, sepse njohin zërin e tij.

5

  Por nuk ndjekin asnjë të huaj, por do të ikin larg tij, sepse nuk e njohin zërin e të huajve``.

6

  Jezusi u tha atyre këtë shëmbëlltyrë, por ata nuk morën vesh për çfarë po u fliste.

7

  Prandaj Jezusi u tha atyre përsëri: ``Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: unë jam dera e deleve.

8

  Të gjithë ata që erdhën para meje janë vjedhës e kusarë; por delet nuk i kanë dëgjuar.

9

  Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet; do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë.

10

  Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.

11

  Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet.

12

  Kurse rrogëtari, që nuk është bari, dhe delet nuk janë të vetat, sheh ujkun që po vjen, i braktis delet dhe ikën; dhe ujku i rrëmben dhe i shpërndan delet.

13

  Rrogëtari ikën, sepse është rrogëtar dhe nuk do t`ia dijë për delet.

14

  Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua,

15

  ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet.

16

  Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t`i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.

17

  Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri.

18

  Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im``.

19

  Atëherë lindi përsëri një përçarje midis Judenjve për shkak të këtyre fjalëve.

20

  Dhe shumë nga ata thoshnin: ``Ai ka një demon dhe nuk është në vete; përse e dëgjoni?``.

21

  Të tjerë thoshnin: ``Këto nuk janë fjalë të një të demonizuari; a mundet një demon t`ua hap sytë të verbërve?``.

22

  U kremtua festa e Kushtimit në Jeruzalem, dhe ishte dimër.

23

  Dhe Jezusi po ecte në tempull, nën portikun e Salomonit.

24

  E rrethuan, pra, Judenjtë dhe i thanë: ``Deri kur do të na mbash pezull? Nëse je Krishti, na e thuaj haptas``.

25

  Jezusi u përgjigj atyre: ``Unë jua kam thënë, por ju nuk besoni; veprat që bëj në emër të Atit tim, janë ato që dëshmojnë për mua.

26

  Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia, siç jua kam thënë.

27

  Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin;

28

  dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t`i rrëmbejë nga dora ime.

29

  Ati im, që m`i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t`i rrëmbejë nga dora e Atit tim.

30

  Unë dhe Ati jemi një``.

31

  Prandaj Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë.

32

  Jezusi u përgjigj atyre: ``Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?``.

33

  Judenjtë u përgjigjën duke thënë: ``Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi``.

34

  Jezusi u përgjigj atyre: ``A nuk është shkruar në ligjin tuaj: "Unë thashë: Ju jeni perëndi"?

35

  Nëse ai i quan perëndi ata, të cilëve u qe drejtuar fjala e Perëndisë (dhe Shkrimi nuk mund të bjerë poshtë),

36

  ju thoni se ai, që Ati e ka shenjtëruar dhe e ka dërguar në botë, blasfemon, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"?

37

  Nëse unë nuk bëj veprat e Atit tim, mos më besoni,

38

  por nëse i bëj, edhe po të mos më besoni mua, u besoni të paktën veprave, që të njihni e të besoni se Ati është në mua dhe unë në atë``.

39

  Për këtë arsye ata kërkonin përsëri ta kapnin, por ai ikte nga duart e tyre.

40

  Dhe shkoi përsëri përtej Jordanit, në vendin ku më parë Gjoni pagëzonte; dhe ndaloi aty.

41

  Dhe shumë veta erdhën tek ai dhe thoshnin: ``Gjoni vërtet nuk bëri asnjë shenjë, por gjithçka që Gjoni tha për këtë ishte e vërtetë``.

42

  Dhe atje shumë veta besuan në të.

Gjoni 11

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: