| Chapter 23 |
1 | Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: |
2 | "Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim. |
3 | Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij! |
4 | Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente. |
5 | Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë. |
6 | A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje. |
7 | Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë. |
8 | Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh; |
9 | vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj. |
10 | Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari. |
11 | Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar; |
12 | nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit. |
13 | Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën, |
14 | kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera. |
15 | Prandaj në prani të tij e ndjej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij. |
16 | Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron. |
17 | Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime". |