| Chapter 12 |
1 | Na shpëto, o Zot, sepse njerëz të devotshëm ka më pak, dhe ata që thonë të vërtetën janë zhdukur në mes të bijve të njerëzve. |
2 | Secili gënjen të afërmin e tij dhe flet me buzë lajkatare dhe me zemër të zhdyzuar. |
3 | Zoti i preftë të gjitha buzët lajkatare dhe gjuhën që flet me krenari, |
4 | të atyre që thonë: "Me gjuhën tonë do të sundojmë; buzët tona na përkasin neve; kush është zot mbi ne?". |
5 | "Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem", thotë Zoti, "dhe do t`i shpëtoj nga ata që u zënë pusi". |
6 | Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë. |
7 | Ti, o Zot, do t`i mbrosh dhe do t`i ruash, duke filluar nga ky brez përjetë. |
8 | Të pabesët sillen pa u ndëshkuar kudo, kur midis bijve të njerëzve lavdërohet e keqja. |