| Chapter 29 |
1 | I jepni Zotit, o bij të të fuqishmëve, i jepni Zotit lavdi dhe forcë. |
2 | I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij. |
3 | Zëri i Zotit është mbi ujërat; Perëndia i lavdisë gjëmon; Zoti është mbi ujërat e mëdha. |
4 | Zëri i Zotit është i fuqishëm, zëri i Zotit është i madhërishëm. |
5 | Zëri i Zotit thyen kedrat; po, Zoti thyen kedrat e Libanit; |
6 | i bën të hidhen si një viç, Libanin dhe Sirionin, si një buall i ri. |
7 | Zëri i Zotit çan flakët e zjarrit. |
8 | Zëri i Zotit e bën shkretëtirën të dridhet; Zoti bën që të dridhet shkretëtira e Kadeshit. |
9 | Zëri i Zotit bën që të lindin sutat dhe i lë pyjet pa gjethe; dhe në tempullin e tij çdo gjë thotë: "Lavdi!". |
10 | Zoti rrinte ulur në fron përmbi përmbytjen; po, Zoti rri ulur si mbret në përjetësi. |
11 | Zoti do t`i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe. |