| Chapter 92 |
1 | Éshtë bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti; |
2 | të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde, |
3 | me një harp me dhjetë tela, me lirën dhe me melodinë e qestes. |
4 | Duke qenë se ti më ke gëzuar me atë që ke bërë, unë ngazëllohem për veprat e duarve të tua. |
5 | Sa të mëdha janë veprat e tua, o Zot, sa të thella janë mendimet e tua! |
6 | Njeriu pa mend nuk i njeh dhe budallai nuk kupton këtë: |
7 | që të pabesët mbijnë si bari, dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi lulëzojnë për t`u shkatërruar përjetë. |
8 | Por ti, o Zot, mbetesh i Shkëlqyeri përjetë. |
9 | Sepse ja, armiqtë e tu, o Zot, sepse ja armiqtë e tu do të vdesin dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi do të shpërndahen. |
10 | Por ti më ke dhënë forcë të barabartë me atë të buallit, ti me ke vajosur me vaj të freskët. |
11 | Dhe sytë e mi kanë për të parë disfatën e armiqve të mi dhe veshët e mi kanë për të dëgjuar disfatën e njerëzve të këqij që ngrihen kundër meje. |
12 | I drejti do të lulëzojë si palma, do të rritet si kedri i Libanit. |
13 | Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë. |
14 | Do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë, |
15 | për të shpallur që Zoti është i drejtë; ai është Kështjella ime dhe nuk ka asnjë padrejtësi tek ai. |