| Chapter 114 |
1 | Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj, |
2 | Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij. |
3 | Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa. |
4 | Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja. |
5 | Ç`pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa? |
6 | Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja? |
7 | Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit, |
8 | që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji. |