| Chapter 145 |
1 | Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë. |
2 | Do të të bekoj çdo ditë dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë. |
3 | Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme. |
4 | Një brez do t`i shpallë lëvdimet e veprave të tua tjetrit dhe do t`i njoftojë mrekullitë e tua. |
5 | Do të mendohem thellë mbi shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate dhe mbi veprat e tua të mrekullueshme. |
6 | Këto do të flasin për fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, dhe unë do të tregoj madhështinë tënde. |
7 | Ata do të shpallin kujtimin e mirësisë sate të madhe dhe do të këndojnë me gëzim drejtësinë tënde. |
8 | Zoti është i dhemshur dhe mëshirplot, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. |
9 | Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhemshuri për të gjitha veprat e tij. |
10 | Tërë veprat e tua do të të kremtojnë, o Zot, dhe shenjtorët e tu do të të bekojnë. |
11 | Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde, |
12 | për t`u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate. |
13 | Mbretëria jote është një mbretëri përjet dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi. |
14 | Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar. |
15 | Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur. |
16 | Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qënieje të gjallë. |
17 | Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij. |
18 | Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë. |
19 | Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij, dëgjon britmën dhe i shpëton. |
20 | Zoti mbron të gjithë ata që e duan dhe do të shkatërrojë të gjithë të pabesët. |
21 | Goja ime do të tregojë lëvdimin e Zotit, dhe çdo qënie do të bekojë emrin e tij të shenjtë përjetë. |