| Chapter 20 |
1 | Vera është tallëse, pija dehëse është e turbullt dhe kush jepet pas tyre nuk është i urtë. |
2 | Frika e mbretit është si ulërima e luanit; kush ia nxit zemërimin mëkaton kundër vetë jetës së vet. |
3 | Éshtë një lavdi për njeriun t`u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to. |
4 | Përtaci nuk lëron për shkak të të ftohtit; për pasojë do të lypë në kohën e vjeljeve, por nuk do të ketë asgjë. |
5 | Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë. |
6 | Shumë njerëz shpallin mirësinë e tyre; por kush mund të gjejë një njeri besnik? |
7 | I drejti ecën në ndershmërinë e tij; bijtë e tij do të bekohen pas atij. |
8 | Një mbret që ulet mbi fronin e gjyqit davarit me vështrimin e tij çdo të keqe. |
9 | Kush mund të thotë: "Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im"? |
10 | Peshimi i dyfishtë dhe matja e dyfishtë janë që të dyja gjëra të neveritshme për Zotin. |
11 | Edhe fëmija me veprimet e tij tregon në se ajo që bën është e pastër dhe e ndershme. |
12 | Veshin që dëgjon dhe syrin që sheh i ka bërë që të dy Zoti. |
13 | Mos e duaj gjumin që të mos varfërohesh; mbaji sytë hapur dhe do të kesh bukë sa të ngopesh. |
14 | "Éshtë i keq, është i keq", thotë blerësi; por mbasi ai ka ikur, lavdërohet për blerjen. |
15 | Ka flori dhe margaritarë të shumtë, por buzët e pasura me dije janë një xhevahir i çmuar. |
16 | Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj, dhe mbaje si peng për gruan e huaj. |
17 | Buka e nxjerrë me hile është e ëmbël për njeriun, por pastaj goja e tij do të mbushet me zaje. |
18 | Planet bëhen të qëndrueshme nga këshilla; prandaj bëje luftën me këshilla të urta. |
19 | Ai që shkon poshtë e lart duke përfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqëro me atë që flet tepër. |
20 | Atij që mallkon të atin dhe të ëmën, llamba do t`i shuhet në terrin më të madh. |
21 | Trashëgimia e fituar me nxitim në fillim, nuk do të bekohet në fund. |
22 | Mos thuaj: "Do t`i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë. |
23 | Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë. |
24 | Hapat e njeriut vijnë nga Zoti; si mund ta njohë, pra, njeriu rrugën e vet? |
25 | Éshtë një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet. |
26 | Një mbret i urtë i shpartallon njerëzit e këqij dhe kalon mbi ta rrotën. |
27 | Shpirti i njeriut është llamba e Zotit, që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të zemrës. |
28 | Mirësia dhe besnikëria ruajnë mbretin; ai e bën të qëndrueshëm fronin e tij me anë të mirësisë. |
29 | Lavdia e të rinjve është forca e tyre, nderi i pleqve janë thinjat e tyre. |
30 | Të rrahurat që lënë plagë të thella e heqin të keqen, ashtu si goditjet që vijnë në pjesën më të brendshme të zorrëve. |