| Chapter 26 |
1 | Dhe ndodhi që, mbasi Jezusi i mbaroi të gjitha këto fjalime, u tha dishepujve të vet: |
2 | ``Ju e dini se pas dy ditësh janë Pashkët dhe Biri i njeriut do të dorëzohet për t`u kryqëzuar``. |
3 | Atëherë krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë e popullit u mblodhën në pallatin e kryepriftit që quhej Kajafa. |
4 | Edhe bënin këshillë për ta zënë Jezusin me dredhi dhe ta vrasin; |
5 | por thonin: ``Jo gjatë festës, që të mos bëhet ndonjë trazirë në popull``. |
6 | Tani, kur Jezusi ishte në Betani, në shtëpinë e lebrozit Simon, |
7 | iu afrua një grua me një alabastër me vaj të parfumuar shumë të kushtueshëm, dhe ia derdhi mbi kokën e tij, kur ai po rrinte në tryezë. |
8 | Kur e panë këtë gjë, dishepujt e tij u zemëruan dhe thanë: ``Përse gjithë ky shpenzim i kotë? |
9 | Ky vaj, në fakt, mund të shitej shumë shtrenjtë dhe paratë t`u jepeshin të varfërve``. |
10 | Por Jezusi e mori vesh dhe u tha atyre: ``Pse e shqetësoni këtë grua? Ajo kreu në fakt një vepër të mirë ndaj meje. |
11 | Sepse të varfërit do t`i keni përherë me ju, por mua nuk do të më keni përherë. |
12 | Sepse, duke derdhur këtë vaj të parfumuar mbi trupin tim, ajo e bëri për ta përgatitur trupin tim për varrim. |
13 | Në të vërtetë unë po ju them se kudo që do të predikohet ky ungjill, në gjithë botën, do të tregohet edhe çfarë bëri kjo grua, në përkujtim të saj``. |
14 | Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emër Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjëve, |
15 | dhe u tha atyre: ``Sa do të më jepni që unë t`jua dorëzoj?``. Dhe ata i numëruan tridhjetë sikla argjendi. |
16 | Dhe qysh atëherë ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar. |
17 | Tani ditën e parë të ndormëve, dishepujt iu afruan Jezusit dhe i thanë: ``Ku don të shtrojmë për të ngrënë Pashkën?``. |
18 | Dhe ai u përgjigj: ``Shkoni në qytet te filani dhe i thoni: "Mësuesi thotë: Koha ime është afër; do të bëj Pashkën në shtëpinë tënde bashkë me dishepujt e mi"``. |
19 | Atëherë dishepujt bënë ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi dhe përgatitën Pashkën. |
20 | Dhe, kur u ngrys, ai u ul në tryezë bashkë me të dymbëdhjetët; |
21 | dhe, ndërsa po hanin, tha: ``Në të vërtetë unë po ju them se një nga ju do të më tradhtojë``. |
22 | Ata u pikëlluan shumë dhe secili prej tyrefilloi të thotë: ``Mos jam unë; Zot?``. |
23 | Dhe ai duke u përgjigjur, tha: ``Ai që ka ngjyer bashkë me mua dorën në çanak, ai do të më tradhtojë. |
24 | Sikurse është shkruar për të, Biri i njeriut pa tjetër shkon; por mjerë ai njeri me anë të të cilit Biri i njeriut tradhtohet! Për të do të ishte më mirë të mos kishte lindur kurrë``. |
25 | Dhe Juda, ai që do ta tradhtonte, e pyeti dhe tha: ``Rabbi, mos jam unë ai?``. Ai i tha: ``Ti po thua!``. |
26 | Dhe ndërsa po hanin, Jezusi mori bukën, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: ``Merrni, hani; ky është trupi im``. |
27 | Pastaj mori kupën, dhe falenderoi, dhe ua dha atyre duke thënë: ``Pini prej tij të gjithë, |
28 | sepse ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkatëve. |
29 | Dhe unë po ju them, se që tani e tutje unë nuk do të pi më nga ky fryt i hardhisë, deri në atë ditë kur, bashkë me ju, do ta pi të re në mbretërinë e Atit tim``. |
30 | Dhe, mbasi kënduan himnin, dolën jashtë te mali i Ullinjve. |
31 | Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Këtë natë të gjithë ju do të skandalizoheni për shkakun tim, sepse është shkruar: "Do të godas bariun dhe delet e kopesë do të shpërndahen". |
32 | Por, mbasi të jem ngjallur, do të shkoj përpara jush në Galile``. |
33 | Atëherë Pjetri duke u përgjigjur i tha: ``Edhe sikur të gjithë të skandalizohen për shkakun tënd, unë nuk do të skandalizohem kurrë!``. |
34 | Jezusi i tha: ``Në të vërtetë po të them se pikërisht këtë natë, para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë``. |
35 | Pjetri i tha: ``Edhe sikur të duhej të vdisja bashkë me ty, nuk do të të mohoj kurrsesi``. Po atë thanë edhe të gjithë dishepujt. |
36 | Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: ``Uluni këtu, ndërsa unë po shkoi aty të lutem``. |
37 | Dhe mori me vete Pjetrin dhe të dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh. |
38 | Atëherë ai u tha atyre: ``Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua``. |
39 | Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ``Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti``. |
40 | Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: ``Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë? |
41 | Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët``. |
42 | U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut duke thënë: ``Ati im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!``. |
43 | Pastaj u kthye dhe i gjeti përsëri që flinin, sepse sytë u ishin rënduar. |
44 | Dhe, mbasi i la ata, u largua përsëri dhe u lut për të tretën herë, duke thënë të njëjtat fjalë. |
45 | Pastaj u kthye te dishepujt e vet dhe u tha atyre: ``Tani vazhdoni të flini dhe pushoni; ja erdhi ora, dhe Biri i njeriut do të bjerë në duart e mëkatarëve. |
46 | Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhëton është afër``. |
47 | Dhe ndërsa ai ende po fliste, ja Juda, një nga të dymbëdhjetët, erdhi, dhe bashkë me të një turmë e madhe me shpata dhe me shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve dhe nga pleqtë e popullit. |
48 | Tani ai që e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë, duke thënë: ``Atë që unë do të puth, ai është; kapeni``. |
49 | Dhe menjëherë iu afrua Jezusit dhe i tha: ``Tungjatjeta, Mësues!``. Dhe e puthi përzemërsisht. |
50 | Dhe Jezusi i tha: ``Mik, çfarë ke ardhur të bësh?``. Atëherë ata iu afruan, vunë duart mbi Jezusin dhe e zunë. |
51 | Dhe ja, një nga ata që ishte me Jezusin, zgjati dorën, nxori shpatën e vet, iu hodh shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin. |
52 | Atëherë Jezusi i tha: ``Ktheje shpatën në vendin e vet, sepse të gjithë ata që rrokin shpatën, prej shpate do të vdesin. |
53 | A kujton ti, vallë, se unë nuk mund t`i lutem Atit tim, që të më dërgojë më shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh? |
54 | Po atëherë si do të përmbusheshin Shkrimet, sipas të cilave duhet të ndodhë kështu?``. |
55 | Në atë moment Jezusi u tha turmave: ``Ju dolët të më zini mua me shpata dhe me shkopinj, si kundër një kusar; e pra, çdo ditë isha ulur midis jush duke mësuar në tempull, dhe ju nuk më kapët. |
56 | Por të gjitha këto ndodhën që të përmbushen Shkrimet e profetëve``. Atëherë të gjithë dishepujt e lanë dhe ikën. |
57 | Dhe ata që e kishin arrestuar Jezusin e çuan te Kajafa, kryeprifti, ku tashmë ishin mbledhur skribët dhe pleqtë. |
58 | Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri në pallatin e kryepriftit, dhe, mbasi hyri aty, u ul bashkë me rojet për të parë fundin. |
59 | Tani krerët e priftërinjve, pleqtë dhe gjithë sinedri kërkonin ndonjë dëshmi të rreme kundër Jezusit, për ta vrarë, |
60 | por nuk gjetën asnjë; ndonëse u paraqitën shumë dëshmitarë të rremë, nuk e gjetën. Por në fund u paraqitën dy dëshmitarë të rremë, |
61 | të cilët thanë: ``Ky ka thënë: "Unë mund ta shkatërroj tempullin e Perëndisë dhe ta rindërtoj për tri ditë"``. |
62 | Atëherë kryeprifti u çua dhe i tha: ``Nuk po përgjigjesh fare për çka po dëshmojnë këta kundër teje?``. |
63 | Por Jezusi rrinte në heshtje. Dhe kryeprifti vazhdoi duke thënë: ``Unë po të përbej për Perëndinë e gjallë të na thuash në se ti je Krishti, Biri i Perëndisë``. |
64 | Jezusi i tha: ``Ti po thua! Madje unë po ju them se në të ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndënjur në të djathtën e Pushtetit, dhe duke ardhur mbi retë e qiellit``. |
65 | Atëherë kryeprifti ia shqeu rrobat e veta, duke thënë: ``Ai blasfemoi; ç`na duhen më dëshmitarët? Ja, tani e dëgjuat blasfeminë e tij. |
66 | Si ju duket juve?``. Dhe ata, duke u përgjigjur, thanë: ``Ai është fajtor për vdekje!``. |
67 | Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta, |
68 | duke thënë: ``O Krisht, profetizo! Kush të ra?``. |
69 | Tani Pjetri ndënji përjashta, në oborr dhe një shërbëtore iu afrua duke thënë: ``Edhe ti ishe me Jezusin, Galileasin``. |
70 | Por ai e mohoi përpara të gjithëve, duke thënë: ``Nuk di ç`po thua!``. |
71 | Dhe kur ai po dilte në hajat, e pa atë një shërbëtore tjetër dhe u tha të pranishmëve: ``Edhe ky ishte me Jezusin, Nazareasin!``. |
72 | Por ai përsëri e mohoi me be, duke thënë: ``Unë nuk e njoh atë njeri``. |
73 | Mbas pak edhe të pranishmit iu afruan dhe i thanë Pjetrit: ``Sigurisht, edhe ti je një nga ata, sepse e folura jote të tradhton!``. |
74 | Atëherë ai nisi të mallkojë dhe të bëjë be, duke thënë: ``Unë nuk e njoh atë njeri``. Dhe në atë çast këndoi gjeli. |
75 | Atëherë Pjetri kujtoi atë që i kishte thënë Jezusi: ``Para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë``. Dhe ai doli përjashta dhe qau me hidhërim. |