| Chapter 1 |
1 | Fillimi i Ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë. |
2 | Ashtu si është shkruar tek profetët: ``Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës tënde, i cili do të përgatit udhën tënde përpara teje. |
3 | Ka një zë që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"``. |
4 | Gjoni erdhi në shkretëtirë duke pagëzuar dhe duke predikuar një pagëzim pendese për faljen e mëkateve. |
5 | Dhe gjithë vendi i Judës dhe ata nga Jeruzalemi shkonin tek ai, dhe pagëzoheshin të gjithë nga ai në lumin Jordan, duke rrëfyer mëkatet e tyre. |
6 | Por Gjoni ishte i veshur me lesh deveje, mbante një brez lëkure përreth ijëve dhe ushqehej me karkaleca dhe me mjaltë të egër. |
7 | Ai predikonte duke thënë: ``Pas meje po vjen një që është më i fortë se unë. Unë nuk jam i denjë as të ulem para tij për t`i zgjidhur lidhësat e sandaleve të tij. |
8 | Unë ju pagëzova me ujë, ndërsa ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë``. |
9 | Dhe ndodhi në ato ditë që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan. |
10 | Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa se qiejtë po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi të si një pëllumb. |
11 | Dhe një zë erdhi nga qielli: ``Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur. |
12 | Fill pas kësaj, Fryma e Shenjtë e çoi në shkretëtirë; |
13 | dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai. Ishte bashkë me bishat dhe engjëjt i shërbenin. |
14 | Dhe mbasi e burgosën Gjonin, Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë, |
15 | dhe duke thënë: ``U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin``. |
16 | Ndërsa po kalonte gjatë bregut të detit të Galilesë, ai pa Simonin dhe Andrean, vëllanë e tij, të cilët po hidhnin rrjetën në det sepse ishin peshkatarë. |
17 | Dhe Jezusi u tha atyre: ``Ndiqmëni dhe unë do t`ju bëj peshkatarë njerëzish``. |
18 | Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën. |
19 | Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin, bir in e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, të cilët ndreqnin rrjetat e tyre në barkë. |
20 | Dhe i thirri menjëherë; dhe ata e lanë atin e tyre Zebedeun në barkë me mëditësit dhe e ndoqën. |
21 | Pastaj hynë në Kapernaum dhe menjëherë, ditën e shtunë, ai hyri në sinagogë dhe i mësonte njerëzit. |
22 | Dhe njerëzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte si një që ka pushtet dhe jo si skribët. |
23 | Atëherë në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë, |
24 | duke thënë: ``Ç`ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatë-rrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë``. |
25 | Por Jezusi e qortoi duke thënë: ``Hesht dhe dil prej tij!``. |
26 | Dhe fryma e ndyrë, mbasi e sfiliti, dhe duke lëshuar një britmë të madhe doli prej tij. |
27 | Dhe të gjithë u mahnitën aq shumë sa pyesnin njeri tjetrin duke thënë: ``Vallë ç`është kjo? Cfarë doktrinë e re qënka kjo? Ky i urdhëroka me autoritet edhe frymërat e ndyra, dhe ata i binden``. |
28 | Dhe fama e tij u përhap menjëherë në mbarë krahinën përreth Galilesë. |
29 | Sapo dolën nga sinagoga, erdhën në shtëpinë e Simonit dhe të Andreas, me Jakobin dhe Gjonin. |
30 | Vjehrra e Simonit ishte në shtrat me ethe dhe ata menjëherë i folën për të. |
31 | Atëhërë ai u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. Menjëherë ethet e lanë dhe ajo nisi t`u shërbejë. |
32 | Në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, i prunë të gjithë të sëmurit dhe të idemonizuarit. |
33 | Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur përpara derës. |
34 | Ai shëroi shumë, që lëngonin nga sëmundje të ndryshme, dhe dëboi shumë demonë; dhe nuk i lejoi demonët të flasin, sepse ata e njihnin. |
35 | Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut. |
36 | Dhe Simoni dhe ata që ishin me të e kërkonin. |
37 | Dhe, kur e gjetën, i thanë: ``Të gjithë po të kerkojnë!``. |
38 | Dhe ai u tha atyre: ``Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur``. |
39 | Dhe ai e përshkoi gjithë Galilenë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar demonët. |
40 | Dhe erdhi tek ai një lebroz i cili, duke iu lutur, ra në gjunj dhe i tha: ``Po të duash, ti mund të më pastrosh``. |
41 | Dhe Jezusi, duke e mëshiruar, shtriu dorën, e preku dhe i tha: ``Po, e dua, qofsh pastruar!``. |
42 | Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe u shërua. |
43 | Pastaj, mbasi e paralajmëroi rreptësisht, menjëherë e largoi, |
44 | duke i thënë: ``Ruhu se i tregon gjë ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro për pastrimin tënd sa ka urdhëruar Moisiu, si dëshmi për ta``. |
45 | Por ai, sapo doli, filloi ta shpallë dhe ta përhapë fort faktin, sa që Jezusi nuk mund të hynte më publikisht në qytet, por qëndronte përjashta nëpër vende të vetmuara; dhe nga çdo anë vinin tek ai. |