| Chapter 14 |
1 | Tani dy ditë më vonë ishte Pashka dhe festa e të Ndormëve; dhe krerët e priftërinjve dhe skribët kërkonin mënyrën se si ta kapnin Jezusin me mashtrim dhe ta vrisnin. |
2 | Por thonin: ``Jo gjatë festës, që të mos ndodhë ndonjë trazirë nga populli``. |
3 | Tani ai ishte në Betania, në shtëpinë e Simonit lebroz, dhe ndërsa ishte në tryezë, hyri një grua me një enë alabastri me vaj të parfumuar me nard të vërtetë, shumë të kushtueshëm; ajo e theu enën prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye. |
4 | Disa u indinjuan midis tyre dhe thanë: ``Përse bëhet gjithë ky shpenzim i kotë i vajit? |
5 | Sepse ky vaj mund të shitej për më shumë se treqind denarë dhe këto t`u jepeshin të varfërve``. Dhe ishin të indinjuar ndaj asaj. |
6 | Por Jezusi tha: ``Lëreni të qetë; pse e shqetësoni? Ajo kreu një vepër të mirë ndaj meje. |
7 | Sepse të varfërit do t`i keni gjithmonë me ju; dhe, kur të doni, mund t`u bëni mirë; por mua nuk do të më keni gjithmonë. |
8 | Ajo bëri atë që mundi; vajosi para kohe trupin tim për varrim. |
9 | Por po ju them në të vërtetë se në gjithë botën, kudo që do të predikohet ky ungjill, do të tregojnë edhe atë që ajo bëri, në përkujtim të saj``. |
10 | Atëherë Juda Iskarioti, një nga të dymbëdhjetët, shkoi te krerët e priftërinjve, që t`ua dorëzonte Jezusin. |
11 | Dhe ata, kur e dëgjuan, u gëzuan dhe i premtuan se do t`i jepnin para. Kështu ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar. |
12 | Tani në ditën e parë të festës së të Ndormëve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thanë: ``Ku don të shkojmë dhe të përgatisim për ta ngrënë Pashkën?``. |
13 | Atëherë ai dërgoi dy nga dishepujt e vet duke u thënë: ``Shkoni në qytet dhe atje do të takoni një njeri, që bart një kanë plot me ujë; ndiqeni atë. |
14 | Dhe atje ku ai do të hyjë, i thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi pyet: Ku është dhoma ku mund të ha Pashkën me dishepujt e mi?". |
15 | Atëherë ai do t`ju tregojë lart një sallë të madhe të mobiluar dhe gati; aty përgatitni për ne``. |
16 | Dishepujt e tij shkuan, arritën në qytet dhe gjetën ashtu siç ai u kishte thënë; dhe përgatitën Pashkën. |
17 | Kur u bë darkë, ai erdhi me të dymbëdhjetët. |
18 | Dhe kur po rrinin në tryezë dhe po hanin, Jezusi tha: ``Ju them në të vërtetë se njëri prej jush, që po ha me mua, do të më tradhtojë``. |
19 | Atëherë ata filluan të trishtohen dhe t`i thoshin njëri pas tjetrit: ``Mos jam unë?``. Dhe një tjetër tha: ``Mos jam unë?``. |
20 | Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Éshtë një nga të dymbëdhjetët që po ngjyen me mua në çanak. |
21 | Po, Biri i njeriut po shkon ashtu siç është shkruar për të; por mjerë ai njeri me anë të cilit tradhtohet Biri i njeriut. Do të ishte më mirë për të, që ai njeri të mos kishte lindur kurrë!``. |
22 | Dhe, ndërsa ata po hanin, Jezusi mori buk, e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: ``Merrni, hani; ky është trupi im``. |
23 | Pastaj mori kupën, e falënderoi, ua dha atyre dhe të gjithë pinë prej saj. |
24 | Atëherë u tha: ``Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, që derdhet për shumë veta. |
25 | Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të pi më prej frytit të hardhisë deri në atë ditë kur do ta pi të ri në mbretërinë e Perëndisë``. |
26 | Dhe, mbasi kënduan një himn, dolën dhe u drejtuan nga mali i Ullinjve. |
27 | Dhe Jezusi u tha atyre: Ju të gjithë do të skandalizoheni me mua sonte, sepse është shkruar: "Do ta godas Bariun dhe delet do të shpërndahen". |
28 | Por, mbasi të ringjallem, unë do t`ju pararend në Galile``. |
29 | Dhe Pjetri i tha: ``Edhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do të skandalizohem``. |
30 | Dhe Jezusi i tha: ``Unë po të them në të vërtetë se sot, pikërisht në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë``. |
31 | Por ai, duke ngulur këmbë më tepër, thoshte: ``Edhe sikur të më duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj kurrë``. Të njëjtën gjë thoshnin edhe gjithë të tjerët. |
32 | Pastaj ata arritën në një vend që quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve të vet: ``Uluni këtu, deri sa unë të jem lutur``. |
33 | Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta zërë frika dhe ankthi; |
34 | dhe u tha atyre: ``Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar``. |
35 | Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej që, po të ishte e mundur, të largohej prej tij ajo orë. |
36 | Dhe tha: ``Abba, Atë, çdo gjë për ty është e mundur; largoje prej meje këtë kupë! Por jo atë që dua unë, por atë që do ti!``. |
37 | Pastaj u kthye mbrapa, i gjeti dishepujt duke fjetur dhe i tha Pjetrit: ``Simon, po fle? S`ke qenë i zoti të rrish zgjuar një orë të vetme? |
38 | Rrini zgjuar dhe lutuni që të mos hyni në tundim; sigurisht fryma është e gatshme, por mishi është i dobët``. |
39 | U largua përsëri dhe u lut duke thënë të njëjtat fjalë. |
40 | Kur u kthye, i gjeti përsëri në gjumë dishepujt, sepse sytë e tyre ishin rënduar dhe ata nuk dinin çfarë t`i përgjigjeshin. |
41 | Së fundi, kthehet për të tretën herë dhe u thotë atyre: ``Ende po flini dhe pushoni? Mjaft! Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dorëzohet në duart e mëkatarëve. |
42 | Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhton është afër!``. |
43 | Dhe në atë çast, ndërsa ai ende po fliste, erdhi Juda, një nga të dymbëdhjetët, dhe me të një turmë e madhe me shpata e shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve, nga skribët dhe nga pleqtë. |
44 | Dhe ai që po e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë: ``Kë do të puth, ai është. Kapeni dhe çojeni me shoqërim të sigurt``. |
45 | Dhe si arriti, u afrua menjëherë tek ai dhe tha: ``Rabbi, Rabbi!``; dhe e puthi përzemërsisht! |
46 | Atëherë ata vunë dorë mbi të dhe e arrestuan. |
47 | Dhe një nga të pranishmit nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin. |
48 | Atëherë Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: ``Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj që të më kapni sikurse të isha një cub? |
49 | E pra, përditë isha midis jush në tempull duke i mësuar njerëzit dhe ju nuk më kapët; por kjo po ndodh që të përmbushen Shkrimet!``. |
50 | Atëherë dishepujt e lanë dhe ikën të gjithë. |
51 | Dhe një farë djaloshi, që ishte i mbështjellur me një çarçaf mbi trupin e zhveshur, po e ndiqte, por ata e kapën. |
52 | Por ai e lëshoi çarçafin dhe iku lakuriq nga duart e tyre. |
53 | Atëherë ata e çuan Jezusin te kryeprifti, ku u mblodhën të gjithë krerët e priftërinjve, pleqtë dhe skribët. |
54 | Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri brenda në pallatin e kryepriftit dhe u ul atje bashkë me rojat dhe ngrohej afër zjarrit. |
55 | Dhe krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrit kërkonin dëshmi kundër Jezusit për ta vrarë, por nuk po gjenin. |
56 | Shumë veta në fakt jepnin dëshmi të rreme kundër tij; por dëshmitë e tyre nuk përkonin. |
57 | Atëherë disa u ngritën dhe dëshmuan rrejshëm kundër tij duke thënë: |
58 | ``Ne e kemi dëgjuar se ka thënë: "Unë do ta shkatërroj këtë tempull të bërë me duar, dhe brenda tri ditësh do të ndërtoj një tjetër që nuk është bërë me duar"``. |
59 | Por as mbi këtë dëshmia e tyre nuk përkonte. |
60 | Atëherë kryeprifti u ngrit në mes të kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke thënë: ``Nuk përgjigjesh fare? Çfarë po dëshmojnë këta kundër teje?``. |
61 | Por ai heshti dhe nuk u përgjegj fare. Përsëri kryeprifti e pyeti dhe i tha: ``A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?``. |
62 | Dhe Jezusi tha: ``Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit``. |
63 | Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: ``Ç`nevojë kemi më për dëshmitarë? |
64 | Ju e dëgjuat blasfeminë, ç`ju duket?``. Dhe të gjithë gjykuan se meritonte vdekjen. |
65 | Atëherë disa filluan ta pështyjnë, t`ia zënë fytyrën, ta qëllojnë me shuplaka dhe t`i thonë: ``Profetizo!``. Dhe rojat e godisnin. |
66 | Ndërsa Pjetri ishte poshtë në pallat, erdhi një shërbëtore e kryepriftit. |
67 | Dhe kur pa Pjetrin që po ngrohej, e vështroi me kujdes dhe tha: ``Edhe ti ishe me Jezusin Nazareas``. |
68 | Por ai e mohoi duke thënë: ``Nuk e njoh, nuk kuptoj çfarë thua``. Pastaj doli jashtë në hajat dhe gjeli këndoi. |
69 | Dhe shërbëtorja, duke e parë përsëri, filloi t`u flasë të pranishmëve: ``Ky është një nga ata``. |
70 | Por ai përsëri e mohoi. Dhe pak më vonë të pranishmit i thanë përsëri Pjetrit: ``Me të vërtetë ti je një nga ata; se ti je Galileas dhe e folura jote e zbulon``. |
71 | Por ai nisi të mallkojë dhe të betohet: ``Unë nuk e njoh atë njeri për të cilin po flisni``. |
72 | Dhe gjeli këndoi për të dytën herë; atëherë Pjetrit iu kujtua fjala që Jezusi i kishte thënë: ``Përpara se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë``. Dhe, duke e menduar këtë, qau. |