| Chapter 20 |
1 | Por ditën e parë pas së shtunës, në mëngjes, kur ishte ende errët, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa se guri ishte hequr nga varri. |
2 | Atëherë rendi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: ``E kanë hequr Zotin nga varri dhe nuk e dimë ku e vunë``. |
3 | Atëherë Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën jashtë dhe u nisën për te varri. |
4 | Rendnin të dy bashkë, por dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri. |
5 | Dhe, si u përkul, pa pëlhurat prej liri që ishin në varr, por nuk hyri aty. |
6 | Arriti edhe Simon Pjetri që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri që ishin përtokë, |
7 | dhe rizën, që qe vënë mbi kokën e Jezusit; ajo nuk ishte bashkë me pëlhurat, por ishte e palosur në një vend, veç. |
8 | Atëherë hyri edhe ai dishepull tjetër që kishte arritur i pari te varri, pa dhe besoi. |
9 | Ata në fakt, nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin, sipas të cilit ai duhet të ringjallej së vdekurish. |
10 | Pastaj dishepujt u kthyen përsëri në shtëpi. |
11 | Por Maria kishte mbetur jashtë varrit, dhe po qante. Dhe, duke qarë, u përkul brenda varrit, |
12 | dhe pa dy engjëj, të veshur me të bardha, ndenjur njëri te kryet dhe tjetri te këmbët e vendit, ku qe trupi i Jezusit. |
13 | Ata i thanë: ``O grua, pse po qan?``. Ajo u përgjigj atyre: ``Sepse e kanë hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanë vënë``. |
14 | Si tha këtë, ajo u suall prapa dhe pa Jezusin, që qëndronte në këmbë; por ajo nuk e dinte se ishte Jezusi. |
15 | Jezusi i tha: ``O grua, pse po qan? Kë kërkon?``. Ajo, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: ``Zot, po e pate hequr ti, më trego ku e vure dhe unë do ta marr``. |
16 | Jezusi i tha: ``Mari!``. Dhe ajo atëherë u kthye dhe i tha: ``Rabboni!``, që do të thotë: Mësues. |
17 | Jezusi i tha: ``Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj``. |
18 | Atëherë Maria Magdalena shkoi t`jua njoftojë dishepujve se kishte parë Zotin dhe se ai i kishte thënë këto gjëra. |
19 | Pastaj në mbrëmje të po asaj dite, dita e parë e javës, ndërsa dyert e vendit ku qenë mbledhur dishepujt ishin të mbyllura nga frika e Judenjve, erdhi Jezusi dhe u prezantua në mes tyre dhe u tha atyre: ``Paqja me ju!``. |
20 | Dhe, si i tha këto, u tregoi atyre duart e veta dhe brinjën. Dishepujt pra, kur e panë Zotin, u gëzuan. |
21 | Pastaj Jezusi u tha atyre përsëri: ``Paqja me ju! Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju``. |
22 | Dhe, si tha këto fjalë, hukati mbi ta dhe tha: ``Merrni Frymën e Shenjtë! |
23 | Kujt do t`ia falni mëkatet, do t`i jenë falur, kujt do t`ia mbani, do t`i jenë mbajtur``. |
24 | Por Thomai, i quajtur Binjaku, një nga të dymbëdhjetët, nuk ishte me ta kur erdhi Jezusi. |
25 | Dishepujt e tjerë, pra, i thanë: ``Kemi parë Zotin``. Por ai u tha atyre: ``Po nuk e pashë në duart e tij shenjën e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdëve dhe dorën time në brinjën e tij, unë nuk do të besoj``. |
26 | Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonëse dyert ishin të mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: ``Paqja me ju!``. |
27 | Pastaj i tha Thomait: ``Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!``. |
28 | Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: ``Zoti im dhe Perëndia im!``. |
29 | Jezusi i tha: ``Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!``. |
30 | Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër. |
31 | Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij. |