| Chapter 1 |
1 | së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë. |
2 | Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta, |
3 | edhe u bë aq më i lartë nga engjëjt, sa më të madhërueshëm se ata është emri që ai e trashëgoi. |
4 | Sepse cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ``Ti je Biri im, sot më je lindur``? Edhe përsëri: ``Unë do t`i jem Atë, dhe ai do të më jetë Bir``? |
5 | Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: ``Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë``. |
6 | Kurse për engjëjt thotë: ``Engjëjt e vet ai i bën erëra, dhe shërbenjësit e tij flakë zjarri``; |
7 | ndërsa për të Birin thotë: ``Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie. |
8 | E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të vajosi me vaj gëzimi përmbi shokët e tu``. |
9 | Edhe: ``Ti, o Perëndi, në krye themelove tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tu. |
10 | Ata do të prishen, por ti mbetesh; edhe të gjithë do të vjetrohen si rrobë, |
11 | dhe ti do t`i mbështjellësh si një mantel edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do të shteren kurrë``. |
12 | Dhe cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ``Rri në të djathtën time, gjersa t`i vë armiqtë e tu shtroje të këmbëve të tua``? |
13 | A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin? |
14 | Prandaj ne duhet t`u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë herë nga ruga. |