| Chapter 1 |
1 | hiri, mëshira dhe paqja qofshin me ju nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht, Biri i të Atit, në të vërtetë dhe në dashuri. |
2 | U gëzova fort që gjeta disa nga bijtë e tu duke ecur në të vërtetën, sipas urdhërimit që morëm nga Ati. |
3 | Dhe tani të lutem ty, zonjë, jo sikur po të shkruaj një urdhërim të ri, por atë që kishim pasur nga fillimi, që ta duam njëri-tjetrin. |
4 | Dhe kjo është dashuria, të ecim sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e dëgjuat nga fillimi, ky është urdhërimi që morëm, që të ecni në të. |
5 | Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish; ky është mashtruesi dhe antikrishti. |
6 | Bëni kujdes se mos humbni fryti i gjërave të kryera, por bëni në menyrë të merrni një shpërblim të plotë. |
7 | Kushdo që shkon tej dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi; kush qëndron në doktrinën e Krishtit, ka Atin dhe Birin. |
8 | Në qoftë se dikush vjen tek ju dhe nuk sjell këtë doktrinë, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni, |
9 | sepse ai që e përshëndet bëhet pjestar në veprat e tij të liga. |
10 | Megjithse kisha shumë gjëra për t`ju shkruar, nuk desha ta bëjë me letër dhe bojë, por shpresoj të vij te ju dhe t`ju flas me gojë, që gëzimi juaj të jetë i plotë. |
11 | Bijtë e motrës sate të zgjedhur të përshëndesin. Amen. |
12 | Plaku, Gajit shumë të dashur, të cilin unë e dua në të vërtetë. |
13 | Shumë i dashur, unë dëshiroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të gëzosh shëndet të mirë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt. |